By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 qershor
June 25, 2025
Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane
June 24, 2025
Trump mbërrin në samitin e NATO-s
June 24, 2025
Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje
June 24, 2025
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtori i Policisë: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Drejtori i Policisë: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
Ballina 1Lajme

Drejtori i Policisë: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/03/27 at 10:54 PM
Kosova Times Published March 27, 2024
Share
SHARE

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se janë në dijeni se grupet kriminale serbe po përgatiten dhe trajnohen në kazerma ushtarake serbe për një sulm tjetër ndaj policisë, por që sipas tij, Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete për kundërpërgjigje efikase.

“Mund të jenë grupe të ngjashme sikurse grupi i Banjskës, ndoshta me numër më të vogël se ata, por që ata mund të jenë më të përgatitur profesionalisht, mund të jenë ekspert të fushave të caktuara që mund ta godasin policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. A do të ketë ndonjë invazion, agresion nga Serbia në territor të Kosovës, kjo është çështje që duhet të diskutohet në nivele tjera, mirëpo ne si polici i kemi kapacitet tona, të përgatitura profesionale për tu ballafaqu me çfarëdo sulmi të këtyre grupeve kriminale. Ndërsa për pjesë të tjera është përgjegjësi e KFOR-it, FSK-së normalisht edhe Policisë së Kosovës”, deklaroi Hoxha.

Drejtori i Policisë ka folur edhe për lëvizjet e mjeteve ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën, duke deklaruar se ushtria serbe po u hap rrugë dhe shtigje terroristëve që synojnë destabilizimin e vendit.

“Këto janë tentativa të Serbisë që të tregojë se është afër kufijve të Kosovës. Ka qenë një prezencë e ushtrisë serbe gjatë javës që shkoi. Janë informacione dhe pamje të siguruara nga institucione të sigurisë së Kosovës që punojnë rreth kufirit. Ne e kemi alarmu KFOR-in dhe kemi qenë në kontakt me KFOR-in rreth kësaj prezence dhe po ashtu gjatë javëve të fundit ne kemi qenë në përgatitje maksimale sa i përket mundësisë së lëvizjes së depërtimit të qoftë forcave kriminale, qoftë ndonjë veprimi diverzant të ndonjë grupi të caktuar nga institucione të sigurisë së Serbisë”, tha drejtori Hoxha.

Ai gjithashtu informoi se makineritë serbe të ushtrisë shpesh herë po punojnë rreth kufijve të Kosovës, duke riparuar ose hapur rrugë e që sipas tij kjo ndodh për të krijuar mundësi që grupet si ai i “Banjskës” të depërtojnë më lehtë.

“Është një kërcënim por që ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe jemi të gatshëm të i dalim ballë”, deklaroi Hoxha.

https://youtu.be/-4D-dmeYXxw

You Might Also Like

Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet

Gjendet 74-vjeçari pa shenja jete në një fshat të Prizrenit

Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

Berisha: Deficiti tregtar i Kosovës i përhershëm, importi është në rritje

Presidentja Osmani takon Ambasadorin gjerman Rohde: Diskutim për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin dypalësh

Kosova Times March 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raportohen shpërthime në dy baza ajrore në Rusi, ka te vdekur

Kosova Times Kosova Times December 5, 2022
Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveqanit
Haradinaj: Veprat e Rexhep Ferrit lartësuan mbiemrin, familjen e kombin
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
“As mos pëshpërit në gjuhën tënde”: Rregulla të rrepta në Rusi për migrantët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?