By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Rusia s’do ta sulmojë NATO-n, por do t’i rrëzojë F16-shat në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Putin: Rusia s’do ta sulmojë NATO-n, por do t’i rrëzojë F16-shat në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Putin: Rusia s’do ta sulmojë NATO-n, por do t’i rrëzojë F16-shat në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 11:40 AM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do ta sulmojë Poloninë, shtetet e Baltikut apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon me avionë luftarakë F-16 Ukrainën, fluturaket do të rrëzohen nga forcat ruse, deklaroi lideri rus Vladimir Putin.

Pushtimi rus i Ukrainës që nisi më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962.

Duke folur me pilotët rusë, Putin tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është zgjeruar në lindje drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, por Moska, tha ai, nuk ka plane që të sulmojë ndonjë shtet të NATO-s.

“Ne nuk kemi qëllime agresive ndaj këtyre shteteve”, tha Putin, sipas transkriptim të publikuar nga Kremlini të enjten.

“Ideja është që ne do të sulmojmë një vend tjetër – Poloninë, shtetet e Baltikut dhe çekët që po ashtu po frikësohen – është absurditet i plotë. Këto janë gjepura”.

Kremlini, që e akuzon ShBA-në se po lufton kundër Rusisë përmes mbështetjes së Ukrainës me para, armë dhe inteligjencës, ka thënë se raportet me Uashingtonin ndoshta kurrë nuk kanë qenë më të këqija.

I pyetur lidhur me avionët luftarakë F-16, të cilat Perëndimi ka premtuar se do t’ia dërgojë Ukrainës, Putin tha se fluturake të tilla nuk do të ndryshojnë situatën në Ukrainë.

“Ne do të shkatërrojmë këto fluturake siç po shkatërrojmë çdo ditë tanket, autoblindat dhe pajisjet e tjera, përfshirë edhe raketahedhësit”, tha Putin.

Udhëheqësi rus tha se avionët F-16 po ashtu mund të bartin armë bërthamore.

“Sigurisht, nëse këta avionë do të përdoren nga bazat ajrore nga një shtet i tretë, për ne do të bëhen caqe legjitime për ne”, tha Putin.

Deklaratat e Putinit vijnë pasi një ditë më herët ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se avionët F-16 duhet të dërgohen në Ukrainë në javët në vijim.

Ukraina, që për dy vjet po përballet me luftën e nisur nga Rusia, për muaj të tërë ka kërkuar nga aleatët e saj që t’i dërgojnë avionë F-16.

Belgjika, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda janë në mesin e shteteve që janë zotuar se do t’i japin Kievit fluturake të tilla. Ndërkaq, një grup shtetesh kanë premtuar se do të ndihmojnë në trajnimin e pilotëve ukrainas.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një muaj kërdi: Si t’i jepet fund konfliktit mes Izraelit e Hamasit?

Kosova Times Kosova Times November 7, 2023
Gazetaria ka vdekur: Si bëri thirrje Charles Dickens për ringjalljen e saj
Gjukanoviq: Shteti është gjithmonë më i fortë se çdo kriminalitet
Moti kryesisht me diell
Kapet ne mikrofon Trump duke i thene Macronit: Putini ‘do të bëjë një marrëveshje për mua’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?