By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro
Lajme

Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 11:46 AM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës dhe se ekzekutivi do ta mbështesë atë për aq sa kërkohet.

“Për  çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregulloren e re, ajo e ka bërë planin tremujor të tranzicionit në 10 hapa. Ne, do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet nga ekzekutivi me dikasteret e vet. Jemi në rrugët të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren. Edhe në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e veri të Mitrovicës nëpër lokale të ndryshme paguhet me euro”, ka theksuar Kurti.

Tutje ai ka thënë se Kosova nuk është kundër që qytetarët serbë të marrin ndihma nga Serbia, por ato ka thënë se ato duhet të bëhen euro.

“Mos harrojmë që janë mbi 33 mijë xhirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën euro që ua jep Qeveria e Kosovës. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që u vijnë edhe nga Serbia, por nëse ato dërgohen në dinarë duhet të bëhen euro në Kosovë”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri e ka komentuar edhe vendimin e djeshëm të Komitetit për Çështje Politike në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, që rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

Kurti tha se ky është një lajm i mirë por është vetëm hapi i parë, teksa muajin tjetër do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj.

“Është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, u shpreh Kurti.

Ai tutje tha se bashkë me këtë proces, njëkohësisht po bëhen hapa edhe drejt integrimit evropian.

“Synimi ynë është anëtarësimi në BE dhe në anën tjetër anëtarësimi në NATO, ku dihet që në të dy këto dy makanizma tejet të rëndësishëm botëror, edhe politik edhe ushtarak, edhe vleror edhe strategjik, ne, do të jemi pranë shteteve mosnjohëse të cilët në këtë mënyrë do ta kenë një argument të fuqishëm për skeptikët në shtetet e tyre që ta bëjnë hapin vendimtar dhe ta pranojnë e ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar kryeministri Kurti.

You Might Also Like

KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden

Murati: Shpresojmë dhe besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë

Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri i Jashtëm maqedonas paralajmëron “efekt domino” në Ballkan

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
Taipi ribashkohet me Gjilanin
Kurti e Sir Chakrabarti diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në BERZh
820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Disa të plagosur pas një sulmi me thikë në perëndim të Gjermanisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?