By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shihni se si kinezët “gdhendën” një mal për të bërë një autostradë: “Nuk ka mal shumë të lartë për ne”
August 1, 2025
Greta Thunberg mbërriti në Sarajevë, e mbështjellë me një kufi palestinez dhe vizitoi Bashqarshine
August 1, 2025
Trump njoftoi një plan të ri për Gazën: “Ne duam që njerëzit të mbijetojnë, kjo duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”
August 1, 2025
Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse
August 1, 2025
India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Kosovës në dy raste të ndara kryen kontrolle dhe arreston tre persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale të narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia e Kosovës në dy raste të ndara kryen kontrolle dhe arreston tre persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale të narkotikëve
Lajme

Policia e Kosovës në dy raste të ndara kryen kontrolle dhe arreston tre persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale të narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 11:51 AM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës dhe parandalimit të trafikimit me lëndë narkotike, në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë si dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të narkotikëve.

Rasti i parë, Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës ;

Si rezultat i hetimeve disamujore bazuar edhe në urdhëresën me shkrim për kontrollë të lëshuar nga gjykata kompetente, me datë 28.03.2024 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik me njësitë e saj vartëse në Prizren dhe Gjakovë si dhe në asistencë të NjRSh-së dhe Forenzikës Kriminalistike kanë realizuar kontrolle në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë.

Si prova materiale gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Disa qese plastike me substancë narkotike të dyshuar të llojit Kokainë (me peshë të përgjithshme  487.96 gram)

Dy peshore elektronike

Tre (3) foli plastike

Një (1) role alumini

Dy (2) shirita ngjitës/izolir

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 0.95 gram

Tre (3) telefona mobil

Një armë zjarri ( pistoletë )  me 49 fishekë

Një veturë me targa vendore.

Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit ndodhet në arrati teksa dy nga të dyshuarit tjerë janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim mbi ndalim nga prokurori i shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti i dytë, Rajoni i Pejës;

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Pejë pas një pune operativo hetimore në teren, me datë 28.03.2024 në Pejë ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar me veturë (me targa vendore).

Ndaj të dyshuarit është kryer një kontroll rutinore me ç‘rast në një pako cigaresh i janë gjetur 3 joint ( cigare e mbështjellë me Marihuanë) në peshë prej 2.3 gramësh.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit të lartcekur në prani të avokatit të tij, ku gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur:

Një sasi e  substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 28.01 gram,

Një grinder për përgatitje/bluarje të mariahunës,

Gjashtëmbëdhjetë (16) fara të llojit Kanabis Sativa,

Dy gota qelqi me një lëngë që dyshohet të jetë i llojit Kanabis Sativa me peshë rreth 50ml secila prej tyre,

Nëntë (9) vazo të vogla të dyshuara si të mbjella me fara të Kanabis Sativa dhe

Të holla në vlerë prej 34.752 Euro.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim mbi ndalimin në afat prej 48 orësh. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti dhe udhëheqësit ImpactCEE biseduan për investimet Kosovë-Poloni

Aksident fatal në Prishtinë, vdes një motoçiklist

Avokati i Popullit kërkon zgjidhje urgjente për buxhetin e RTK-së

3.658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

Osmani: Dyert e Presidencës të hapura për mërgatën e jashtëzakonshme

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

25 vjet nga rënia e heroit të kombit, Ahmet Kaçiku

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Prokurori i Shtetit dhe Këshilli i Evropës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e hetimit dhe ndjekjes penale kundër pastrimit të parave
Islami: Dy kërcënimet e fundit ndaj presidentes janë serioze
Pepaj: Nuk do të lejojmë të abuzohet me çmime
Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje të rrymës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?