By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet një i armatosur në Malajzi, i dyshuar si spiun izraelit: Përdori një pasaportë të rreme franceze, policia gjeti gjashtë armë dhe 200 plumba
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet një i armatosur në Malajzi, i dyshuar si spiun izraelit: Përdori një pasaportë të rreme franceze, policia gjeti gjashtë armë dhe 200 plumba
Rajon / Botë

Arrestohet një i armatosur në Malajzi, i dyshuar si spiun izraelit: Përdori një pasaportë të rreme franceze, policia gjeti gjashtë armë dhe 200 plumba

Kosova Times
Last updated: 2024/03/30 at 10:47 AM
Kosova Times Published March 30, 2024
Share
SHARE

Një burrë i armatosur i dyshuar si spiun izraelit u arrestua në një hotel në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, tha inspektori i përgjithshëm i policisë malajziane Razarudin Hussain.

Sipas tij, policia po heton mundësinë që njeriu të jetë pjesëtar i shërbimit inteligjent izraelit, edhe pse i dyshuari u tha autoriteteve se kishte hyrë në Malajzi për të gjetur një shtetas izraelit të cilin e kërkonte në një mosmarrëveshje familjare.

Hussain tha se i arrestuari e bleu armën në Malajzi dhe e pagoi me kriptomonedhë.

“Autoritetet janë në gatishmëri të lartë pas arrestimit dhe siguria e mbretit malajzian, kryeministrit Anwar Ibrahim dhe zyrtarëve të tjerë të lartë është rritur”, tha Hussain.

Malajzia, një vend me shumicë myslimane, mbështet palestinezët dhe ka kritikuar veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Malajzia nuk ka lidhje diplomatike me Izraelin dhe është shtëpia e rreth 600 refugjatëve palestinezë.

Dy burra të paidentifikuar vranë një shkencëtar palestinez në Kuala Lumpur në vitin 2018, raporton Reuters dhe thekson se grupi militant palestinez Hamas sugjeron se vrasja është kryer nga shërbimi i inteligjencës izraelite Mossad, ndërsa Izraeli i mohon akuzat.

Husain, në një konferencë për shtyp të premten vonë, deklaroi se ishte një 36-vjeçar, tek i cili policia gjeti gjashtë pistoleta dhe 200 fishekë.

Hussain tha se i dyshuari mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpur nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 12 mars, duke përdorur atë që besohet të jetë një pasaportë e rreme franceze, raporton Reuters.

“I dyshuari dorëzoi pasaportën e tij izraelite pasi u mor në pyetje nga policia”, shtoi Hussain.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Kosova Times March 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Konstituimi i Kuvendit është interes i të gjithëve

Kosova Times Kosova Times April 14, 2025
Keating: Të ndalet dhuna Kosovë-Serbi, Serbia të shkëputet nga Moska
Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në një hekurudhë pranë Minskut
Goli i Zhegrovës vendos pjesën e parë
A e humbën plotësisht taktikën ukrainasit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?