By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konferenca për Ukrainën: Rusia duhet të paguajë për dëmet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Konferenca për Ukrainën: Rusia duhet të paguajë për dëmet
Ballina 2Rajon / Botë

Konferenca për Ukrainën: Rusia duhet të paguajë për dëmet

Kosova Times
Last updated: 2024/04/03 at 10:04 AM
Kosova Times Published April 3, 2024
Share
SHARE

Në një konferencë ndërkombëtare në Hagë më shumë se 40 vende kanë kërkuar që Rusia të vihet para përgjegjësisë ligjore për sulmin ndaj Ukrainës. Por rruga e drejtësisë është e gjatë.

“Sipas llogarive rreth 155 miliardë dollarë, kaq të larta janë kostot për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës në infrastrukturë deri në janar të këtij viti.” Kështu u shpreh ministrja e Jashtme holandeze, Hanke Bruins Slot në ceremoninë e hapjes së konferencës “Rivendosja e Drejtësisë për Ukrainën” të martën (02.04.) në Hagë. Më shumë se 200.000 ndërtesa, gati 4000 shkolla dhe 400 spitale janë shkatërruar.

Sipas BE, Ukraina ka nevojë për rreth 450 miliardë euro për rindërtimin. Më e rëndë se çështja e shkatërrimit peshoi në konferencë çështja se si të vihet Rusia para përgjegjësisë ligjore. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Andriy Kostin në tërësi janë regjistruar 125.000 raste të krimeve të dyshuara të luftës. Mes tyre llogariten edhe krimet në Butsha para dy vjetësh. “Isha në Butsha para dy ditësh, një qytet që është kthyer në simbol të së keqes ruse për të gjithë luftën. Të gjithë e kujtojnë se si dukeshin rrugët e Butshas, pasi u larguan pushtuesit rusë.”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski në një mesazh me video për konferencën. Rusia i mohon këto krime lufte dhe pretendon se në Butsha janë bërë inskenime.

Në konferencën e Hagës për Ukrainën u përfaqësuan më shumë se 60 krerë shtetesh e qeverish, shumica nga vendet europiane, por edhe nga ShBA, Japonia e Kanadaja. Ata u takuan me përfaqësues të Këshillit të Europës, të institucioneve të BE, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe përfaqësues nga sistemi i drejtësisë në Ukrainë. Konferenca u mbyll me një deklaratë të 44 shteteve, në të cilën kërkohet që Rusia të paguajë për sulmin dhe të dalë para përgjegjësisë për shkak sulmit agresor ndaj Ukrainës. “Kjo është detyra jonë e përbashkët, t’i japim fund epokës së pandëshkimit rus”, theksoi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Dëmet për shtëpitë mund të regjistrohen që tani

Pjesëmarrësit përshëndetën si një nga rezultatet e konferencës, që ukrainaset e ukrainasit përmes celularit mund të regjistrojnë dëmet në shtëpitë e tyre. Kjo është e mundur me një aplikacion që përdoret ndërkohë nga autoritetet e vendit. Që vitin e kaluar në një samit të Këshillit të Europës u hap regjistri për dëmet e luftës. Sipas KE pritet që të ngrihen 300.000 deri në 600.000 pretendime. Por nuk është sqaruar ende se si duhet të kompensohen dëmet. Së pari duhet të krijohet mekanizmi për kompensimin e tyre. Fondet për kompensimin, sipas së drejtës ndërkombëtare, duhet të vijnë nga Rusia, tha Marian Kliuçkovskyi për DW, drejtues i regjistrit të dëmeve për Ukrainën. Se si do të bëhet kjo është ende e hapur.

Sipas ministres së Jashtme holandeze Bruins, në konferencë ka pasur impulse politike, si mund të krijohet një mekanizëm i tillë kompensimi. Diskutohet edhe si mund të përdoren asetet e ngrira të pasurive ruse, apo të paktën fitimet prej tyre.

Tribunal i posaçëm për krimin e agresionit ndaj një vendi

Një tjetër çështje e hapur është ajo e krijimit të një tribunali të posaçëm për Ukrainën, ku do të trajtohet  krimi i agresionit luftarak ndaj një vendi. Të 44 pjesëmarrësit e konferencës në deklaratën përfundimtare kanë theksuar, se janë të vendosur të punojnë për ngritjen e një tribunali të posaçëm për përndjekjen ligjore të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Dideir Reynders, komisionari i BE për çështjet juridike u shpreh optimist në bisedë me DW, se një tribunal i tillë i posaçëm mund të ngrihet deri në fund të vitit. Po rruga deri aty është e gjatë. Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Kuleba ka qëndrime të ndryshme për çështjen, se si mund t’i hiqet imuniteti elitës politike ruse.

Që tani ka procedura ligjore të hapura në Ukrainë, tha Prokurori i Përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin në konferencë. Janë identifikuar 551 persona që dyshohen për krime lufte. Prej tyre 373 janë akuzuar, dhe 104 janë dënuar nga gjykatat ukrainase- Edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka nxjerrë flet-arreste ndërkombëtare për persona të caktuar nga Rusia të dyshuar për krime lufte, një prej tyre është vetë presidenti rus, Vladimir Putin.

You Might Also Like

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Kosova Times April 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupat izraelite nisin ofensivë të re në Han Junis të Gazës

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Zyrtarja e lartë amerikane vizitoi ushtarët amerikanë
Bregu: Tregu i Përbashkët Rajonal plotësisht funksional, anija jonë drejt destinacionit të Tregut Unik të BE-së
Numër rekord i vrasjeve masive në ShBA në gjashtë muaj
Laporta, për të ardhmen e Xavi: Do flasim në fund të sezonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?