By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria nis ndërtimin e qendrës për regjistrimin e emigrantëve të kapur nga Italia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria nis ndërtimin e qendrës për regjistrimin e emigrantëve të kapur nga Italia
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria nis ndërtimin e qendrës për regjistrimin e emigrantëve të kapur nga Italia

Kosova Times
Last updated: 2024/04/03 at 5:08 PM
Kosova Times Published April 3, 2024
Share
SHARE

Ka filluar puna për ndërtimin e një qendre për regjistrimin emigrantëve në qytetin e portit veriperëndimor të Shqipërisë, Shëngjin, në bazë të një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Italisë, njoftuan autoritetet shqiptare të mërkurën.

Në portin e Shëngjinit u përcaktua kohë më parë një vend ku tani ka nisur të ndërtohet qendra për regjistrimin dhe verifikimin e emigrantëve që kapen nga autoritetet italiane në Detin Mesdhe.

Shqipëria pritet t’i pranojë deri në 36.000 emigrantë nga fillimi i muajit të ardhshëm, në bazë të marrëveshjes.

Drejtori i Portit të Shëngjinit, Sandër Marashi, tha për media të mërkurën se Qeveria italiane kishte kërkuar rreth 4.000 mijë metër katrorë tokë brenda territorit të portit dhe se strehimi i emigrantëve pritet të fillojë kah fundi i majit.

“Sipërfaqja që u kemi dhënë nuk na pengon ne në përpunime, apo aktivitetin që ka porti i Shëngjinit. Nga mesi ose fundi i muajit maj pritet që të vijnë emigrantët e parë”, tha Marashi.

Punimet po kryhen nga kompani shqiptare të kontraktuar nga Italia.

Nëntorin e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e nënshkruan marrëveshjen, sipas së cilës Italia do t’i dërgojë në Shqipëri emigrantët që i kap dhe i shpëton në Detin Mesdhe, duke filluar nga pranvera e këtij viti.

Sipas marrëveshjes, emigrantët e regjistruar në qendrën e Shëngjinit më pas do të shoqërohen në një qendër strehimi në veri, në Gjadrit të Lezhës, ku ka disa ditë që ka filluar ndërtimi i saj.

Kuvendi i Shqipërisë e ratifikoi këtë marrëveshje në shkurt, me gjithë kundërshtimin nga opozita dhe shqetësimet e ngritura për mungesë transparence.

Dy ditë pasi u nënshkrua ajo nga Rama dhe Meloni, Amnesty International tha se marrëveshja është e “jashtëligjshme dhe e pazbatueshme”.

Sipas marrëveshjes, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve në Shqipëri.

Marrëveshja parasheh që emigrantët që do të kapen në Detin Mesme dhe të strehohen në Shqipëri dhe strehimin e tyre do ta financojë shteti italian.

Hyrja e emigrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.

Në dokumentin e publikuar nga Qeveria shqiptare nënvizohet se autoritetet italiane do të përballojnë çdo shpenzim të nevojshëm për akomodimin dhe trajtimin e emigrantëve, duke përfshirë ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe çdo shërbim tjetër që do të vlerësohet i nevojshëm dhe duke u kujdesur që ky trajtim të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas së drejtës ndërkombëtare.

Italia, sipas marrëveshjes, do të financojë të gjitha shërbimet e kujdesit spitalor, por edhe të pajisjeve, sikurse automjetet dhe karburantet si dhe pagesat për avokatë. Ndërkaq, Shqipëria do të ofrojë lehtësira për personelin italian që do të punojë në Shqipëri, të cilët do të përjashtohen nga nevoja për pajisje me viza, leje të qëndrimit dhe kërkesa të tjera që kërkohen nga legjislacioni shqiptar për migracion.

Po ashtu marrëveshja parasheh edhe obligimet që ka Italia sa i përket ofrimit të sigurisë të qendrave të pritjes së emigrantëve, ndërkaq Shqipëria do të ofrojë siguri për emigrantët gjatë transportit të tyre jashtë këtyre qendrave.

Fillimisht pritet të strehohen rreth 3.000 persona, ndërsa në një vit fluksi emigrator mund të shkojë deri në 36.000 persona.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times April 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjermania e Italia përgëzojnë qeverinë për konvertimin e patentë-shoferëve

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Kolovicë
Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore në programin e Qeverisë sonë
Martin Nemec, përzgjedhës i ri i Kosovës në volejboll
Osmani: Serbia është përgjegjëse për përshkallëzimin e dhunës në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?