Shkruan: Naza KRASNIQI
Në fillim të vitit 2024, filloj mobilizimi i spektrit politik opozitar për zgjedhje nacionale, si duket, arsyeja e vetme është kryeministri Kurti, i cili dha sinjale, se kur të doni dhe si të doni shkojmë në zgjedhje të parakohshme në kohën që ju përshtatet opozitës. Pse po ndodh kjo nga kryeministër Kurti, kur zgjedhjet e rregullta do mbahen maksimalisht deri në Shkurtin e vitit 2025, pa pasur nevojë të fillojnë procesin për mosbesim të qeverisë. Por si duket deklarimi i kryeministrit Kurti erdhi për disa arsye: mundësia e parë për ta eliminuar krijimin e asociacionit, e dyta për shkak të ankesave me përqindje të lartë dhe bindja se do të fitoj duke u bazuar në sukseset që po i promovon para qytetarëve, por a ka pasur suksese apo dështime kjo do të vlerësohet në kohën e zgjedhjeve kur të votojnë qytetarët.
Por a ka ndodhur ndryshime pozitive në pjesën veriore të Kosovës ka ndodhur, por si do të vijë fundi mbetet të shohim.
Opozita po deklarohet se janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje, por duke kërkuar, që Kurti të jap dorëheqje dhe të dalë para popullit, se ai nuk është i aftë të qeverisë dhe se ka dështuar në qeverisje, gjë që kjo nuk do të ndodhë, sepse edhe ato dështime që po i llogarit opozita, z.Kurti po i promovohen si suksese te një pjesë e qytetarëve.
Opozita që 3 vite rresht ka përsëritur se z.Kurti, është rrezik për vendin edhe 1 minutë me qeverisë Kosovën, duke iu thirrur se ky njeri na ka izoluar, na ka vendos sanksione, na ka prishë me ndërkombëtarët dhe na rrezikon shtetësinë etj. Nëse janë të vërteta këto që i ka thënë opozita, atëherë është përgjegjësi e opozitës, që ti ndërmarrin të gjitha veprimet dhe mos të lejoni të qeverisë Kurti, mundësia është e mirë që të shpërbëhet edhe kuvendi edhe qeveria, nëse me të vërtet qeverisja Kurti po rrezikon interesat e shtetit të Kosovës, dhe si pasoj po rrezikohet shteti i Kosovës.
Shoqëria demokratike i ka dhënë: një armë të fuqishme qytetarit”, duke siguruar të drejtën e pjesëmarrjes”. Të vësh vetën në lëvizje e jo të vënë të tjerët të në lëvizje, që ndryshe, nënkupton ” mobilizim”. Andaj nuk do të ketë risi pa mobilizimin dhe pa kërkimin e rrugëve në të gjitha proceset politike.
Shfrytëzoni mundësinë që Kurtin ta dërgoni në zgjedhje, kur jeni të sigurt për keqqeverisje, kur jeni të sigurt që keni përkrahjen e të gjithë popullit madje edhe të ndërkombëtarëve, atëherë veproni, çka po mendoni..!
Ndërsa për kandidimi i PDK-së, për kryeministër z.Bedri Hamza, jo ndonjë risi për qytetarët, ka vetëm një qëllim, që atë masën e pakënaqur të VV-së ta fitojë për arsye të ruajtjes së vendit të dytë si parti, sepse për vendin e parë edhe PDK e ka të qartë se do jetë VV.
PDK-ja garën më të madhe do ta ketë me LDK-në, se ka frikë që mos po ketë rritje LDK-ja, dhe do të renditet e treta dhe pastaj pasojat janë të pandalshme.
Duke ruajtur vendin e dytë PDK synon, që në rast se Kurti nuk arrin t’i fitojë 50% e votave, PDK si parti e parë opozitare së bashku me partitë tjera ta krijojnë qeverinë, duke siguruar pozitën e kryeministrit. Ndërsa VV ka vetëm një qëllim, që në këto zgjedhje t’i fitojë 50% si një mundësi që Kurti ta konfirmojë edhe njëherë, se ka punuar për popullin dhe interesat e Kosovës në mandatin qeveritar, duke ju thënë kundërshtarëve, se edhe pa znj. Vjosa Osmani do i fitoj 50%. Nëse ndodh që Albin Kurti i fiton 50%, do jetë një mundësi e mirë për anëtarësinë e partive opozitare me i godit liderët e tyre, duke ju treguar qartë se qëndrimi i tyre pasiv dhe me metodat e dërgimit të disa ligjeve në Gjykatë Kushtetuese nuk bëhet opozitë kundrejt Albin Kurtit, i cili ka organizua opozitë edhe atëherë kur fare s’ka pas të bëjë me opozitë.