By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKShP del me rekomandime për qytetarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKShP del me rekomandime për qytetarët
Ballina 1Lajme

Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKShP del me rekomandime për qytetarët

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 10:40 AM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa rekomandime për qytetarët, pasi që tani me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartës të virusit që i shkakton Ethet Hemorragjike.

Në njoftimin e IKShP-së thuhet se pavarësisht faktit se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK, pasi janë realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, institucionet e tre niveleve të kujdesit shëndetësor duhet të bëjnë me kohë përgatitjet meqë bëhet fjalë për një sëmundje endemike, por edhe vdekjeprurëse.

“Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, por edhe në zonat e tjera, pasi që temperaturat kanë filluar të ngritën dhe rriqrat dalin në sipërfaqe të tokës”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Tutje thuhet se laboratorët e IKShPK-së janë të përgatitura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

IKShPK u ka  rekomanduar qytetarëve:

Të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, të vishen me rroba të gjata dhe pantallonat të futen në çorapë;

Të lyejnë pjesët e trupit, sidomos pjesët e zbuluara si shuplakat dhe qafën me preparate të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut;

Të kontrollojnë trupin pas qëndrimit në vatra endemike si dhe pas kthimit nga punët në fusha/livadhe, ara apo vendet me shkurre;

Nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore;

Të kositet në vazhdimësi bari në oborre e livadhe;

Të bëhet dezinsektimi selektiv i hapësirave në vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë);

Të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i stallave në vazhdimësi;

Të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë.

IKShPK bën thirrje te qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e ekosistemit që nënkupton:

Të punohen të gjitha tokat e punueshme;

Të kositen livadhet me kohë dhe nga disa herë;

Të pastrohen kopshtet dhe pronat përreth shtëpive;

Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve;

Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë, ku nuk duhet të lihen këmbët e zbathura;

Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe në mbrëmje të kontrollohen (nga prindërit) për praninë ose jo të rriqrave në trupin e tyre;

Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës;

Trajtimi i Etheve Hemorrgajike bëhet përmes terapisë mbështetëse, me antiviral si Ribavirina dhe imunoterapi pasive.

Kujdes, pickimi nga rriqrat mund të jetë shumë i rrezikshëm. Parandaloni sëmundjen duke pasur kujdes! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Tahiri: Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi qëndrimin e PDK-së

Osmani: Kosova me vajzat tona në majat e botës edhe në siguri kibernetike

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranohet anëtare në Konferencën Evropiane

Kosova Times Kosova Times February 28, 2025
Sveçla flet për aksionin në Kaçanik
Vera e vitit 2024 ishte më e ngrohta në histori sipas Copernicus
Dronët rusë sulmojnë objektiva në Ukrainën perëndimore
Sullivan takon Presidentin Xi në Pekin: Synim lehtësimi i tensioneve ShBA-Kinë përpara zgjedhjeve të nëntorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?