By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset me armë zjarri në Kumanovë një nga bartësit e listës së këshilltarëve të AKI në Likovë
October 7, 2025
Policia apelon: Siguria rrugore prioritet, respektoni normat e trafikut
October 7, 2025
Parlamenti Europian miraton imunitetin për Ilaria Salis, e cila shpëtohet me një votë të vetme
October 7, 2025
Krizë politike në Francë: Armiqtë dhe “miqtë” rrisin presionin ndaj Macronit
October 7, 2025
A mund ta fitojë Trump Çmimin Nobel për Paqen?
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në `Roma Versitas Kosova`, ndan çmimet për kontribut jetësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në `Roma Versitas Kosova`, ndan çmimet për kontribut jetësor
Lajme

Kurti në `Roma Versitas Kosova`, ndan çmimet për kontribut jetësor

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 8:37 PM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në manifestimin e “Roma Versitas Kosova”, për nder të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ku edhe u bë ndarja e çmimeve për kontributin jetësor të personaliteteve të komunitetit rom.

Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë që sot ishin bashkë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, por edhe për të shprehur mirënjohje ndaj personaliteteve e komunitetit rom që kanë kontribuar për Kosovën.

“Çdo ditë, të gjithë ne, përfshirë mua, jemi dëshmitarë të arritjeve të komunitetit rom. Kam vizituar biblioteka me libra në gjuhën rome. Kam takuar poetë e akademikë të komunitetit, që pasurojnë e promovojnë letërsinë rome. Isha pjesë e ceremonisë së betimit të oficerëve rom, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në Ditën e Hapur të organizuar nga Qeveria, në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri, për të frymëzuar vajza dhe djem të komunitetit për karrierë në këtë sektor të rëndësishëm për shtetin dhe për të gjithë neve, kam bashkëbiseduar me shumë të rinj me vullnet e me përkushtim për karrierë e kontribut për sigurinë e vendit”, u shpreh kryeministri.

Teksa përmendi dhe listoi gjithë nismat që janë ndërmarrë për komunitetin rom, kryeministri theksoi se qasja jonë është shumë dimensionale, sepse duam që krahas gëzimit të të drejtave të barabarta, të tilla të jenë edhe mundësitë për secilën e secilin qytetar të Republikës.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri shtoi se përkrahja jonë për komunitetin rom në Kosovë është më e madhe se kurrë, siç është edhe kontributi i komunitetit rom në shoqërinë tonë. “Sikurse këtu sot, uroj që kontributi juaj të njihet gjerësisht dhe që në vazhdimësi të kemi, e të kemi bashkë, të arritura të reja, e suksese të tjera që na bëjnë të gjithëve pa dallim krenar”, u shpreh ai.

Lista e fituesve të çmimeve për kontribut jetësor për personalitetet e komunitetit rom në Kosovë:

  • Roma Education Fund, për kontribut në shkollim
  • Bashkim Ibishi, për kontribut në avokim dhe të drejta të njeriut
  • Daut Qylangjiu, për kontribut në media dhe komunikim masiv
  • Osman Osmani, për kontribut në arsimin fillore dhe të mesëm
  • Isak Skenderi, për kontribut në arsim, punësim, strehim dhe dialog politik
  • Shpresa Agushi, për kontribut në integrimgjinor dhe barazi gjinore
  • Kujtim Paçaku, për kontribut në gjuhën rome dhe shkrim-lexim
  • Nexhim Menekshe, për kontribut në kulturë dhe teatër
  • Ibrahim Elshani, për kontribut në gjuhën rome dhe shkrim-lexim /Kosovatimes/

You Might Also Like

Plagoset me armë zjarri në Kumanovë një nga bartësit e listës së këshilltarëve të AKI në Likovë

UP nderon me çmimin `Alumni Nderi i UP-së` Osmanin dhe Kurtin

Murati: Thirrje subjekteve politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës

Koordinatorja Pula takon përfaqësuesit e Misionit të BE-së për Zgjedhje

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave

Kosova Times Kosova Times September 8, 2024
‘Giro d’Italia 2025’, eventi sportiv që nis për herë të parë nga Shqipëria
Italia bllokon hyrjen në DeepSeek
Mjegulla e dialogut dhe “Mirëdita-Dobar Dan”!
Kurti: Kosova nuk mund dhe nuk do t’i harrojë kurrë krimet e Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?