By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 1500 gjoba në trafik
November 23, 2025
Drejtësi për Daorsën’, sot protestohet në Gjakovë
November 23, 2025
Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu
November 23, 2025
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjashtë të vdekur, 10 të plagosur nga një sulm rus në Harkiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Gjashtë të vdekur, 10 të plagosur nga një sulm rus në Harkiv
Uncategorized

Gjashtë të vdekur, 10 të plagosur nga një sulm rus në Harkiv

Kosova Times
Last updated: 2024/04/06 at 11:20 AM
Kosova Times Published April 6, 2024
Share
SHARE

Gjashtë civilë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur të shtunën në mëngjes, si pasojë e një sulmi rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, njoftuan zyrtarët rajonalë.

Policia ukrainase tha se sulmi u krye me dronë. Ajo publikoi pamje të zjarrit të shkaktuar nga sulmi në rrugë pranë një ndërtese banimi.

“Mëngjesin e sotëm u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 10 të tjerë, si pasojë e një sulmi natën në rrethinën Shevçenskivski”, tha në Telegram kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov.

Ai tha se nga ky sulm u goditën zonat e banimit, duke shtuar se “së paku nëntë ndërtesa të larta, tre konvikte, një numër i ndërtesave administrative, një dyqan, një pompë e benzinës dhe vetura u dëmtuan”.

Raportohet se sulmi ndodhi pas mesnatës.

Ushtria ukrainase tha se kundërajrorët e saj i shkatërruan 28 prej 32 dronëve dhe tre prej gjashtë raketave të shkrepura nga Rusia.

Harkivi, në verilindje të Ukrainës, është sulmuar shpesh nga Rusia dhe sulmet u rritën në javët e fundit.

Të mërkurën u vranë katër persona si pasojë e një sulmi me dronë dhe u dëmtuan rëndë blloqe banesash.

Shefi i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, tha për Politico të enjten se mendon se Harkivi është shënjestra më e mundshme e një ofensive të mundshme ruse në maj apo qershor.

Governatori rajonal i Harkivit, Oleh Synehubov, raportoi për një sulm në një ndërtesë banimi dhe për një sulm raketor në një fshat në veri të Harkivit. Nuk u raportua për viktima në asnjërin prej këtyre incidenteve.

Në Harkiv dhe në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, u lëshuan sirena për disa orë, pas sulmeve të shtunën herët.

You Might Also Like

Ulutas në takim me myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh sociale e fetare

Lirimi i Arbnor Spahiut, MPJD akuzon Serbinë për paraburgim politik

Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, në pranga shoferi

Kurti fton deputetët për formimin e komisioneve palramentare

Kosova Times April 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: “Partnerët tanë i kanë ndalur sanksionet kundër Rusisë dhe koha është kundër nesh; Rusia po ngadalësohet…”

Kosova Times Kosova Times September 9, 2023
Recetë për mafine me djathë, boronica dhe banane
Manchester City ekspozon përsëri trofetë në Shqipëri
Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
Prodhimet vendore nuk paguajnë mundin e fermerëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?