By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni për Rezervat Shtetërore; Mëditjet u ecën, por punë nuk kryen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Komisioni për Rezervat Shtetërore; Mëditjet u ecën, por punë nuk kryen
Ballina 1Financa

Komisioni për Rezervat Shtetërore; Mëditjet u ecën, por punë nuk kryen

Kosova Times
Last updated: 2024/04/06 at 10:37 PM
Kosova Times Published April 6, 2024
Share
SHARE

Mbi 5 mijë euro do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mëditjet e anëtarëve të Komisionit Hetimor për Rezervat bashkë me tre ekspertët e angazhuar nga ta. Megjithëkëtë, ky komision përfundoi mandatin pa asnjë rezultat. Përveç përplasjeve pozitë-opozitë, komisioni dështoi të kryejë punën për çka ishte themeluar.

Për gjashtë muaj deputetët u mblodhën disa herë, por përveç përplasjeve pozitë-opozitë, agjenda e këtij komisioni nuk arriti të shtyhej para.

Në të dhënat që RTK ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës, anëtarët e këtij komisioni deri më tani janë paguar vetëm për mbledhjet e mbajtura në shkurt. Gjatë shkurtit, kryetari i komisionit Rashit Qalaj nga radhët e PDK-së, mori 540 euro mëditje, nënkryetarja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi 450 euro, Pal Lekaj i AAK-së mori mëditje 270 euro, Ferat Shala i PDK-së dhe Doarsa Kica Xhelili e LDK-së, 180 euro, ndërsa Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve, 135 euro. E që gjithsej i bie se 1,755 euro për vetëm një muaj.

E nga mëditjet hoqën dorë deputetët e LVV-së, Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Metaj-Isufi, Halil Thaçi e Salih Zyba.

Ndërkaq, nga një mijë euro do të paguhen tre ekspertët e angazhuar për këtë komision.

Për mbledhjet e tjera të mbajtura gjatë marsit, ende nuk është marrë një vendim sa u përket mëditjeve.

Pasi dështuan në atë që ishin të thirrur, pozita e opozita fajin po ua hedhin njëra-tjetrës.

“Faktikisht kemi dështuar si komision thjesht për shkak të një qëndrimi politik të LVV-së, i cili ka qenë kundër çdo hetimi për rezervat shtetërore”, tha Rashit Qalaj, deputet i PDK-së.

“Mendoj se kanë bërë lojëra politike dhe jam i bindur se diçka po fshihet. Ajo çfarë mund të them është se kanë qenë pengesë e të gjitha proceseve në këtë komision”, tha Pal Lekaj, deputet i AAK-së.

Por akuzat e opozitës i quajti të pabaza deputeti i LVV-së, Driton Hyseni. “Me bindje të plotë iu them se angazhimin tonë si deputet të pozitës e kemi pasur shumë përmbajtësor dhe të dedikuar për ta bërë punën tonë, aq sa na takon si deputet”, tha Hyseni.

E ata që përcollën punën e këtij komisioni fajësojnë të dy boshtet për dështim.

“Komisioni nuk ka arritur as të fillojë fazën e zhvillimit të hetimeve, e lëre më të zhvillojë punë paksa më cilësore apo përmbajtësore, në kuptim të zhvillimit të hetimeve. Platforma e komisionit nuk është përdorur në formën adekuate ose është keqpërdorur nga dy blloqet e deputetëve”, tha Arbër Thaçi, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës.

Opozita ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës tashmë u ka hedhur poshtë kërkesën për vazhdim të mandatit të këtij komisioni.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

Osmani: Nano ishte një prej figurave të tranzicionit demokratik në Shqipëri

Osmani takon Radoniqin, flasin për përgatitjet e KQZ-së për balotazh

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Liderët e partive në takim me presidenten Osmani

Kosova Times April 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Izmaku premton përkrahje dhe zhvillim për gratë dhe vajzat e Vushtrrisë

Kosova Times Kosova Times October 2, 2025
Lajçak: Mandati im nuk ka mbaruar, jam i përkushtuar për hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut
Macron: Ndoshta në një moment operacionet në terren në Ukrainë do të jenë të nevojshme
Ministria e Financave ka një lajm të mirë për përfituesit nga skema pensionale
Vajzat U15/ Kosova shpërdoroi epërsinë e dy golave kundër Estonisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?