By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Varhelyi: Është në interesin e BE-së të zgjerohet së shpejti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Varhelyi: Është në interesin e BE-së të zgjerohet së shpejti
Ballina 2Rajon / Botë

Varhelyi: Është në interesin e BE-së të zgjerohet së shpejti

Kosova Times
Last updated: 2024/04/08 at 2:57 PM
Kosova Times Published April 8, 2024
Share
SHARE

Komisionari Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se është në interesin e BE-së që të shohë zgjerimin të ndodhë së shpejti. Ai iu drejtua të hënën në forumin e BE-së me Ballkanin, në Sofje.

Varhelyi tha se konteksti gjeopolitik kishte ndryshuar viteve të fundit. Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, aty pranë ka edhe një tjetër konflikt, si dhe kriza e COVID.

Vendet afër kufijve të BE-së janë më të prekura nga këto kriza, tha ai. Tutje, Varhelyi shtoi se politika e zgjerimit ka të bëjë me investime të qarta gjeopolitike. “Fqinjët e BE-së janë partnerët e saj afatgjatë për paqe dhe prosperitet – kështu e shohin ata anëtarësimin e tyre, por gjithashtu duhet ta shohë BE-ja rolin e zgjerimit”.

“Reformat e nevojshme duhet të zbatohen së bashku për të përshpejtuar procesin e pranimit të secilit vend”, tha komisionari Varhelyi, teksa vuri në pah rëndësinë që secili vend të respektojë angazhimet e tij.

“Komisioni aktual Evropian e filloi mandatin e tij me tre vende kandidate dhe tani janë nëntë prej tyre. Tre vendeve iu dha drita jeshile për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Tani ka një agjendë të qartë për të përshpejtuar integrimin real. Kjo do të thotë tejkalim i hendekut ekonomik”, tha Varhelyi, njofton BTA, transmeton RTKlive.

Tutje, Varhelyi shtoi se Komisioni i ardhshëm Evropian duhet të mirëpresë anëtarët e rinj të BE-së.

Ai bëri të ditur se Mali i Zi tashmë ka arritur në fazën përfundimtare, që nënkupton mbylljen e kapitujve të negociatave; Qeveria e re e vendit po përmbush angazhimet e saj. Ndërkaq për Shqipërinë pritet të hapet grupi i parë i kapitujve të negociatave, kurse sa i përket Serbisë, Varhelyi tha se negociatat e pranimit duhet të vazhdojnë.

Ndryshe, Forumi BE takon Ballkanin organizohet nga Forumi Liberal Evropian, Partia ALDE dhe Klubi Atlantik i Bullgarisë, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme bullgare.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times April 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rritet interesi për vajin e ullirit në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times October 29, 2022
Liderët urojnë Ramën. Leyen: Shqipëria, përparim të madh drejt BE-së
Osmani i jep një gur të kristaltë Tony Blair-it
Një president burrë ose grua, beteja më e fundit kulturore amerikane
Rreth 20 mijë maturantë në Kosovë do testohen më 21 qershor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?