By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’
October 10, 2025
Shënohet 35-vjetori i Kuvendit të Juristëve në Isniq
October 10, 2025
PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim
October 10, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut
Ballina 2Rajon / Botë

Pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/04/08 at 3:27 PM
Kosova Times Published April 8, 2024
Share
SHARE

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur të hënën se në javën e kaluar janë regjistruar 50 raste të reja me kollën e keqe.

Numri më i madh i të sëmurëve në periudhën 29 mars – 4 prill është regjistruar në Shkup, por raste janë raportuar edhe në Manastir, Tetovë, Gostivar, Kratovë, Veles dhe Gjevgjeli.

Në total, këtë vit janë regjistruar 399 raste me kollën e keqe.

Kolla e keqe është sëmundje që shkaktohet nga bakteri ‘bordetella pertussis’, dhe përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Fillimisht simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë, kanë theksuar nga Instituti i Shëndetit Publik, duke përmendur se një person gjatë jetës mund të preket disa herë nga kjo sëmundje.

Në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 239 raste gjegjësisht 59.9 për qind e të infektuarve nga kolla e keqe nuk i kanë marrë dozat e vaksinës nga kjo sëmundje ose nuk kanë dëshmi të vaksinimit.

Prandaj ky Institut ka bërë thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, duke thënë se vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka vend për dyshim rreth sigurisë së tyre.

“Problemi më i madh mbeten dezinformuat, të cilat shpërndahen për sa i përket sigurisë së vaksinave. E dyta ka të bëjë me neglizhencën e prindërve që harrojnë afatin se kur duhet t’i vaksinojnë fëmijët me dozën e dytë ose tretë të vaksinës kundër kollës së keqe”, ka thënë Zllate Medoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Ai e konsideron shqetësues faktin se kjo sëmundje tani shtrihet dhe në qytetet ku më parë nuk ka qenë asnjë i regjistruar sikurse Dibra, Kriva Pallanka, Gjevgjelia, Kërçova e tjera.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e fundit, të mbajtur më 4 prill, ka shqyrtuar gjendjen e krijuar, megjithatë nuk ka sugjeruar masa shtesë për mbrojtje nga kolla e keqe duke theksuar se mbeten në fuqi masat më të hershme që kopshtet për fëmijë të mos i pranojnë fëmijët që nuk i kanë marrë tri doza të vaksinës kundër kollës së keqe.

Kjo masë ka rezultuar me rritje të numrit të të vaksinuarve, veçanërisht pas shpalljes së epidemisë nga kjo sëmundje, më 8 shkurt të këtij viti në Shkup dhe Kumanovë.

Në Maqedoninë e Veriut, mbulimi për vaksinim primar është nën 90 për qind për të gjitha vaksinat – si ajo kundër verdhëzës ose hepatitit B (HepB), për vaksinën kundër gripit ose Haemophilus influenzae tip B (HiB), vaksinën e trefishtë kundër difterisë, tetanosit dhe pertusisit (DiTePer) vaksinën MRP kundër fruthit, si dhe kundër virusit papilloma humane (HPV), e cila regjistron mbulimin më të ulët nga të gjitha vaksinat.

You Might Also Like

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Laureati i Çmimit Nobel për Paqen: Ia dedikoj edhe çmimin Trumpit

Basha: Procedura e zgjedhjes së nënkryetarit është legjitime

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times April 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pothuajse 40% e ukrainasve deklaruan gatishmërinë e tyre për të lëshuar territoret e pushtuara për t’i dhënë fund luftës

Kosova Times Kosova Times January 3, 2025
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
Qeveria ndan 252 mijë euro për procesin e votimit në veri
Escobar: Pa zgjidhje për Asociacionin do të ketë cikël të vazhdueshëm krize
Intel ukrainas godet shërbimin e transportit rus me sulm kibernetik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?