By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare dyditore në Francë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare dyditore në Francë
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare dyditore në Francë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/11 at 11:16 AM
Kosova Times Published April 11, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Konkretisht, ditën e premte në orën 8.30, kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjioze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse.

Të premten, në orën 12.30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Rama do të mbërrijë në pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga presidenti francez Emmanuel Macron me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.

Më pas, në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Në orën 14.45, Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

Agjenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times April 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për të dielën, 2 shkurt 2025!

Kosova Times Kosova Times February 1, 2025
Akademiku dënohet për sulmin në sinagogën e Parisit më 1980
Shpresë dhe skepticizëm për “Deklaratën” për të zhdukurit
Shtetet e Bashkuara nuk panë nga satelitët një sulm me raketa në aeroplanin e Prigozhin
Ka vdekur historiani dhe gazetari, veterani i Radio Liberty, Vladimir Tolts
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?