By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani planifikon gjyq publik për 1.000 protestues në Teheran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani planifikon gjyq publik për 1.000 protestues në Teheran
Rajon / Botë

Irani planifikon gjyq publik për 1.000 protestues në Teheran

Kosova Times
Last updated: 2022/10/31 at 5:28 PM
Kosova Times Published October 31, 2022
Share
SHARE

Autoritetet iraniane kanë thënë të hënën se do të zhvillojnë gjyq publik për 1.000 njerëz në Teheran, pas protestave që janë mbajtur në këtë shtet që disa javë.

Paditë masive shënojnë veprimin e parë të madh qeveritar me qëllim të shtypjes së protestave, të cilat kanë nisur pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini sa ka qenë në mbajtje.

Ajo është ndalur nga Policia për Moral nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ka cituar zyrtarë të gjyqësorit që kanë thënë se mijëra njerëz – që kanë pasur rol qendror në protesta – do të dalin në gjyq në Teheran për shkak të sulmeve ndaj gardës së sigurisë, për djegie të pronës publike dhe shkelje tjera.

Ndonëse protestat fillimisht janë fokusuar në detyrimin për vendosje të mbulesës në kokë, ato shpejt janë kthyer në një prej sfidave më të mëdha për klerikët fetarë prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Ata që synojnë të përballen me regjimin, janë të varur nga të huajt dhe do të ndëshkohen sipas standardeve ligjore”, ka thënë shefi i gjyqësorit, Gholam-Hossein Mohseni Ejei, duke dhënë shenja se disa protestues do të akuzohen për bashkëpunim me qeveritë e huaja.

Zyrtarët në Teheran kanë pretenduar disa herë, pa ofruar dëshmi, se armiqtë e Iranit janë mbrapa protestave.

“Pa asnjë dyshim, gjyqtarët tanë do të përballen me këto raste të trazirave, me saktësi dhe shpejtësi”, ka thënë ai.

Sipas grupeve për të drejta të njeriut, të paktën 270 persona janë vrarë dhe mbi 14.000 janë arrestuar prej shpërthimit të protestave.

Autoritetet e drejtësisë kanë ngritur akuza kundër qindra personave edhe në provinca tjera iraniane.

Disa janë akuzuar për “korrupsion në tokë” dhe “luftë kundër Zotit” – akuza që janë të ndëshkueshme me vdekje.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times October 31, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Recetë për bukë të bërë në shtëpi me vetëm katër përbërës

Kosova Times Kosova Times May 17, 2025
Pavarësisht vetos hungareze, BE po përgatit një paketë ndihme për Ukrainën…
Delta e Danubit dhe lufta. Si bashkëjetojnë rusët dhe ukrainasit në Rumani
Zgjatet për 12 muaj afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Të enjten bëhet varrimi i 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?