By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Dialogut i duhet ndërmjetësues nga shtetet e fuqishme evropiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Dialogut i duhet ndërmjetësues nga shtetet e fuqishme evropiane
Ballina 1Lajme

Analistët: Dialogut i duhet ndërmjetësues nga shtetet e fuqishme evropiane

Kosova Times
Last updated: 2024/04/12 at 12:16 PM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ndërmjetësohet nga një diplomat që vjen nga shtetet e fuqishme evropiane. Megjithatë, konsiderojnë se parimet e Bashkimit Evropian, sa i përket dialogut, janë të qarta.

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po synon ta trashëgojë pozitën e sllovakut Miroslav Lajçak, në rolin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi.

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë mendime të ndryshme për atë se çfarë roli mund të ketë Pahor, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analisti Artan Muhaxhiri, vlerëson se një individ nuk mund të ketë rol të fuqishëm, pasi sipas tij, kornizat e Bashkimit Evropian, sa i përket dialogut, janë të qarta.

“Edhe nëse z.Pahor vjen, nuk mendoj që do të ketë ndryshime të mëdha në qasjen dhe në modelin e negociatave sepse parimet janë të qarta. Kërkesat, si nga Kosova dhe nga Serbia janë të qarta, kështu që mendoj që në përgjithësi do të vazhdojë trendi aktual”, theksoi Muhaxhiri për RTK-Radio.

Por, analisti Gazmir Raci, thotë se për shkak të ndjeshmërisë që ka dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më mirë do të ishte që ndërmjetësuesi të vinte nga shtetet e fuqishme evropiane.

“E dimë që marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Slloveninë janë shumë të mira, por për shkak të sensitivitetit, për shkak të problemit të dialogut dhe për shkak të Serbisë, e cila sërish pretendon të jetë hegjemon mbi Kosovën, është e vështirë që një ndërmjetës nga vendet e rajonit të luaj rol të fuqishëm. Prandaj, më mirë do të ishte që dialogun ta ndërmjetësoj një diplomat karriere nga Gjermania p, sh. ose nga vendet e tjera të fuqishme”, deklaroi Raci.

Për dy mandate, dialogu është ndërmjetësuar nga sllovaku Miroslav Lajçak, të cilit mandati i përfundon në fund të gushtit të këtij viti.

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

The Times publikon dokumentet sekrete për Putinin: Blair i dhuroi mansheta të argjendta për ditëlindje, Berlusconi e caktoi si paqebërës

Kosova Times Kosova Times December 30, 2022
Kurti bisedoi me Borrell për situatën në veri
Konjufca: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia mund ta përsëris skenarin e Banjskës
Balje: Në zgjedhje shkohet vetëm kur dëshiron Kurti
Bill Klinton nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?