By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mish viçi frikanto me pure patatesh, nga Korfuzi
September 1, 2025
Horoskopi ditor për 1 shtator
September 1, 2025
Shifrat e para nga tërmeti në Afganistan: Të paktën 250 persona kane vdekur
September 1, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 1, 2025
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron: I nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Macron: I nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Ballina 1Lajme

Macron: I nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/12 at 4:42 PM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai këto komente i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Macron përmendi edhe rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe në rajon, duke e konsideruar “një zë të fortë”.

Macron përmendi edhe Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë më 27 shkurt, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

“Bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë dhe sovrane përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Që prej mbajtjes së Konferencës së Parë ndërqeveritare, Shqipëria ka vijuar rrugën europian me vendosmëri. Ju keni mbështetjen tonë për t’ju shoqëruar në këtë rrugë që negociatat të ecin sa më shpejt. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapaciteteve për të përparuar. Dua të përshëndes edhe zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Kështu ndodhi gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurisë të OKB. Së fundmi ju pritët në Tiranë një samit Rajonal ku pritët edhe Presidentin Zelensky. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe zëri juaj është i çmuar”, u shpreh Macron.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Macron për faktin që procesi i integrimit u shoqërua me një proces përafrimi dhe rezultatet, siç theksoi Rama, janë sot të dukshme.

Kryeministri përmendi edhe Planin e Ri të Rritjes si një hap që, sipas tij, forcon edhe më shumë Europën.

“Dua të të falënderoj për dy gjëra, së pari për vendosmërinë me të cilën e ke nxitur e ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të BP dhe BE duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi, përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe Ballkanit. Plani i ri i rritjes është diçka që shkon në këtë drejtim, një Europë e fortë e bashkuar. Jemi pro francezë sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etaloni i qenies pro europian”, deklaroi Rama.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara. temperatura deri në 30°C

Nesër fillon viti i ri shkollor, Nagavci: Janë kryer mbi 70% të pagesave

Nagavci: Janë kryer mbi 70% të pagesave, në vlerë mbi 9 milionë euro 

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

Basketboll: Spanja, kampione e Evropës

Kosova Times Kosova Times September 18, 2022
Dështon votimi i Planit Zhvillimor në Kuvendin e Prishtinës
Njësiti ukrainas fut dronët në territoret e okupuara nga rusët
Arrestohet në Kosovë Alil Demiri i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni të Veriut
Horoskopi ditor për 7 Nëntorin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?