By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja vendos sanksione ndaj Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja vendos sanksione ndaj Hamasit
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja vendos sanksione ndaj Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/12 at 7:42 PM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit – grupit palestinez që është shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian – dhe udhëheqësve të njësitit për dronë të grupit, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Edhe Bashkimi Evropian ka vendosur njëkohësisht sanksione ndaj Hamasit, tha Thesari.

Sanksionet amerikane kanë shënjestuar Hudhayfa Samir ‘Abdallah al-Kahlut, i njohur edhe si “Abu Ubaida”, i cili është zëdhënës i Brigadës Al-Kasam – krahut ushtarak të Hamasit në Gazë – që nga viti 2007, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet po ashtu kanë shënjestuar William Abu Shanab, komandant i njësisë al-Shimali, me seli në Liban, Bara’a Hasan Farhat, i cili është ndihmës i Abu Shanabit dhe është komandanti në njësinë al-Shimali, si dhe ndaj Khalil Muhammad ‘Azzam, një zyrtar i inteligjencës i Hamasit.

“Veprimi i sotëm i përbashkët përforcon përqendrimin tonë të vazhdueshëm, kolektiv të pengimit të aftësisë së Hamasit për të kryer sulme të mëtejme, përfshirë në luftën kibernetike dhe në prodhimin e dronëve”, tha Brian Nelson, nënsekretari për terrorizëm dhe financim të inteligjencës në Thesarin amerikan.

Thesari amerikan u bëri thirrje shteteve partnere dhe aleate që të vazhdojnë “të shënjestrojnë rrjetet e Hamasit, kudo që ato operojnë, përfshirë edhe në domenin kibernetik, tha Nelson.

Sanksionet nënkuptojnë që të gjitha pronat dhe interesat që kanë personat e shënjestruar në ShBA do të bllokohen.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli po zhvillon një luftë kundër Hamasit në Gazë, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë luftarake dhe qeverisëse të Hamasit, përderisa nga ofensiva izraelite në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 33.000 persona.

You Might Also Like

Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin

Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse

Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi

Nestlé shkarkon drejtorin ekzekutiv për ‘lidhje romantike të padeklaruar’

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Emini: Kosova në Lojërat Paralimpike në Paris, moment historik

Kosova Times Kosova Times August 25, 2024
Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera
Pas Kurtit, emisarët evropianë takojnë Vuçiqin
Herzog dekoron Ramën për `miqësinë e pathyeshme me popullin hebre
Putin ka zgjedhur vendin për udhëtimin e parë jashtë vendit pas urdhrit të Gjykatës së Hagës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?