By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë në sektorin ushqimor
September 30, 2025
Nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së
September 30, 2025
Kapen mallra të padeklaruara në një automjet në Vermicë
September 30, 2025
Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar, edhe 12 ditë afat
September 30, 2025
Reagon shoqëria civile në Luginë:Plani 7-pikësh, jo i tejkaluar por detyrim
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e një gruaje në Ferizaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e një gruaje në Ferizaj
Ballina 1Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e një gruaje në Ferizaj

Kosova Times
Last updated: 2024/04/13 at 3:54 PM
Kosova Times Published April 13, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt-Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë  dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu gjyqtari ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, me numër serik ZRAGY02 201100027 cal.9mm, me një karikator të zbrazur, e cila me datë 12 prill i është konfiskuar nga Policia.

http://199.192.21.43/2024/04/13/cka-deklaroi-ne-seancen-gjyqesore-i-dyshuari-per-vrasjen-e-ish-bashkeshortes-ne-ferizaj

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Është raportuar se i dyshuari ka qenë ish-bashkëshorti i viktimës dhe se ata e kanë një fëmijë.

Arma e zjarrit është konfiskuar prej Policisë së Kosovës.

Zyrtarë të lartë shtetërorë e kanë dënuar ashpër vrasjen dhe kanë bërë thirrje për drejtësi.

Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 56 gra. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë në sektorin ushqimor

Nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar, edhe 12 ditë afat

Reagon shoqëria civile në Luginë:Plani 7-pikësh, jo i tejkaluar por detyrim

Maqedonci në Varshavë: Rreziqet nga dezinformimi dhe inteligjenca artificia

Kosova Times April 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada e ShBA-ve në tryezë me komunitetet RAE, diskutojnë sfidat

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Shikoni si u soll Ronaldo me një tifoz të paedukatë që i kërkoi një foto
Costa: Besuam deri në fund, ishte ndeshja më e mirë e jetës sime
Kurti në homazhet për viktimat në Izbicë: Gjaku i tyre ndodhet në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë
Kurti: Në Rashkë, po ngjan riorganizimi terrorist me mbështetje të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?