By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie
Rajon / Botë

Ish-presidenti Trump sugjeron se ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie

Kosova Times
Last updated: 2024/04/13 at 9:09 PM
Kosova Times Published April 13, 2024
Share
SHARE

Ndërsa kryetari i ri në detyrë i Dhomës së Përfaqësuesve përballet me një rebelim nga radhët e ligjvënësve të partisë së tij kundër përpjekjeve për ndihma të reja për Ukrainën dhe Izraelin, ai mori një mbështetje publike të premten nga kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump.

“Ai po bën një punë vërtet të mirë, në rrethana shumë të vështira”, tha ish-presidenti Trump, në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, në fillim të një konference të përbashkët për shtypin me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Ish presidenti Trump sugjeroi që republikanët të bëjnë përpjekje për ndihma të mëtejshme amerikane për Ukrainën “në formën e një kredie, në vend të një dhurimi”.

Zoti Johnson, i zgjedhur ligjvënës në shtetin Luiziana, është në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve nga muaji tetor. Ai nuk komentoi për ndihmat. Por, qëndrimi i zotit Trump pritet të ndikojë tek disa ligjvënës republikanë.

Sipas ligjvënësit republikan Steve Scalise, kryetari Johnson ka negociuar me Shtëpinë e Bardhë për një propozim për ndihmat, që do të ndryshonte nga paketa e ndihmave e përfshirë në projekbuxhetin prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Senati.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, duke folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ish-presidentin Donald Trump
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, duke folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ish-presidentin Donald Trump

Ndihma për Ukrainën është ndër elementët më të debatuar, ndërsa vazhdon luftën me Rusinë. Po kështu edhe ndihma për Izraelin, që vazhdon ofensivën kundër Hamasit në Gazë.

I pyetur nga shërbimi në gjuhën ukrainase i Zërit të Amerikës, Ligjvënësi Troy Nehls u përgjigj të enjten se “nuk do t’i jap para Ukrainës, as nuk i kam dhënë ndonjëherë, as nuk do t’i jap. A mund të më thotë dikush se cila është strategjia për Ukrainën?”.

Ligjvënësi Nehls radhitet gjithashtu ndër ligjvënësit republikanë që pretendojnë se zgjedhjet presidenciale të viti 2020 u manipuluan në favor të presidentit Joe Biden. Ligjvënësi Nehls parashikon se nëse zoti Trump do të rizgjidhet president këtë nëntor, forcat ruse “do të jenë larguar nga Ukraina deri më 1 prill”.

Një tjetër ligjvënës republikan, Keith Self, dëshiron që ndihma për Ukrainën të kushtëzohet me rritjen e buxhetit për sigurinë e kufirit ShBA – Meksikë.

Ligjvënësi Self i tha Zërit të Amerikës se ndërsa Kievi pret për ndihma të mëtejshme nga Uashingtoni, duhet t’u drejtohet ndërkohë për ndihma vende evropiane.

“Mendoj se Evropa po fillon të kuptojë se duhet të kujdeset për kopshtin e saj”, tha ligjvënësi Self, që është edhe anëtar i komisionit për marrëdhëniet me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nëse kryetari Mike Johnson shihet se po plotëson kërkesat e demokratëve, kjo vetëm do të zgjeronte numrin e ligjvënësve republikanë që janë të pakënaqur me punën e tij drejtuese.

Ndërkaq kryetari Johnson është i detyruar të bashkëpunojë me demokratët për projektligjet kryesore, pasi partia e tij ka një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi Hakeem Jeffries ka sugjeruar se demokratët mund ta ndihmonin zotin Johnson të qëndronte në postin e kryetarit nëse ai do të ndihmonte për miratimin e propozimit për ndihmat të kaluar në Senat, ku shumicën e kanë demokratët.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries
Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries

Ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal i tha shërbimit në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës se “po shqyrtoj mundësinë e një projekligji të veçantë vetëm për Ukrainën”, për të shmangur vonesat e mëtejshme.

Ligjvënësja demokrate Madeleine Dean u shpreh se është praktikë e gabuar mosdërgimi i ndihmave për Ukrainën dhe e quajti “joamerikan” hezitimin e ligjvënësve nga të dyja krahët.

Detyra për arritjen e një konsensusi në Dhomën e Përfaqësuesve qëndron mbi shpatullat e zotit Johnson, i cili pati votuar kundër çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Vizita e tij në rezidencën e zotit Trump në Florida shihet si një përpjekje për të gjetur mbështetje nga ish-presidenti. Mbështetja e tij ka qenë jetike për zyrtarët kryesorë republikanë.

Mungesa e mbështetjes së tij për ish-kryetarin e mëparshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, si dhe për ish-kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel solli largimin e tyre nga këto poste drejtuese.

You Might Also Like

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Putin: ‘Një veprim i ushtrisë ruse ishte një pikë kthese, shikoni çfarë do të ndodhë deri në Vitin e Ri. Videoja e Zelensky-t? A e dini se ku është filmuar!?’

Kosova Times April 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bislimi: Nuk mund t’i publikoj detajet e planit franko-gjerman

Kosova Times Kosova Times December 6, 2022
Osmani: Bullgaria, partnerja dhe aleatja e vazhdueshme e Kosovës
Objektivat në qeverisje, Rama mbledh ministrat në analizë më 1 shtator
Në thirrjen, rusët treguan guxim të jashtëzakonshëm: “Unë refuzoj të shkoj në luftë”, dhe më pas filloi drama
Policia kineze shtyp protestat pak ditë pas nisjes së tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?