By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria evakuon 15 persona nga Izraeli, tre prej tyre nga Kosova
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria evakuon 15 persona nga Izraeli, tre prej tyre nga Kosova
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria evakuon 15 persona nga Izraeli, tre prej tyre nga Kosova

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 12:46 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani kreu sulm ndaj Izraelit, pritet të kthehen mbrëmjen e së hënës.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri të ditur se 15 qytetarët janë larguar nga Tel Avivi ditën e diele dhe ndodhen në Qipro. Fluturimet e tyre drejt Shqipërisë u anuluan mëngjesin e së dielës për shkak të situatës së tensionuar në rajon.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës e Kosovës nuk ka ndonjë reagim zyrtar për evakuimin e tre kosovarëve.

Megjithatë, një ditë më herët, kjo ministri publikoi një numër të Ambasadës së Kosovës në Izrael për të gjithë shtetasit e Kosovës në këtë shtet që mund të kenë nevojë për ndihmë, pas sulmit të Iranit.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u tha se pesë nga të evokuarit janë punonjës të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë dhe familjarë të tyre.

Ata gjendeshin në Izrael me ftesë të ambasadores shqiptare, Meri Kumbe, dhe autoriteteve izraelite për të marrë pjesë në aktivitetin turistik “Allbania all senses”, ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë.

“Prej mbrëmjes të së shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Në Qipro ndodhen edhe dhjetë nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, shtatë prej të cilëve nga Shqipëria dhe tre nga Kosova.

“Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës. Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të dielë, ndërsa përgatitej fluturimi i radhës”, tha ministria shqiptare.

Ndërkaq, bëhet e ditur se 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e 14 prillit nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Izraeli, që nga 7 tetori, po zhvillon luftë në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pasi grupi radikal kreu sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit.

Ambasadorja e Shqipërisë, Meri Kumbe ka deklaruar për mediat në Shqipëri se prej muajit tetor të vitit 2023, kur nisi lufta në Gazëm janë evakuuar 330 persona nga Izraeli drejt Shqipërisë.

You Might Also Like

Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë

Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë

Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve

Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini

Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermania do të zbatojë ndalimin e rreptë të thikave

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
Një kundërvënie ndaj mitit serb për Kosovën
Analiza e Middle East Eye: Turqia pyet veten nëse është objektivi i radhës i Izraelit pas Iranit
Hoti: Asnjë shenjë se si janë shpenzuar tri buxhete vjetore
Në Indi, u zbulua një rrjet i rekrutimit të qytetarëve për luftën në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?