By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
December 10, 2025
Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”
December 10, 2025
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për vrasje të rëndë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë për vrasje të rëndë
Lajme

Aktakuzë për vrasje të rëndë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 1:52 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321  sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 03.09.2023 rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen “Arbanë”,  i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij, nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vëren viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M. (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M., dhe H.Sh., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M., me ç’rast të njëjtin e godet në pjesën e përparme të trupit, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës, me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se “unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë”, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit “Volkswagen Tiguan” dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën.

Me këto veprime, i pandehuri A.G., ka kryer veprat penale të lartcekura.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë

KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje

Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut

Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kush janë militantët që po marrin nën kontroll territor në Siri?

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Zelensky: Perëndimi nuk e lejoi Ukrainën të nisë një kundërofensivë më herët
Kishte kthyer dy bizneset e tij në ‘fole’ të tregtimit të kokainës dhe kanabisit, kush është ‘bossi’ shqiptar i arrestuar në Britani
“Mafioza” vjen nga Skerdi dhe Melinda Ademi
Deco: Ne kemi nevojë për një trajner që e di çfarë është Barça
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?