By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina kërkon më shumë sisteme Patriot
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina kërkon më shumë sisteme Patriot
Rajon / Botë

Ukraina kërkon më shumë sisteme Patriot

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 3:07 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, sërish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Kievit që në mënyrë “urgjente” t’i dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, armë dhe municione, teksa Rusia po vazhdon të sulmojë civilët dhe shkatërrojë infrastrukturën kyçe.

Katër persona u vranë në Siversk në Donjeck, tha kreu i administratës rajonale, Vadym Filashkin.

“Katër burra nga mosha midis 36 dhe 86 vjeç vdiqën si pasojë e granatimeve. Rusët po tentojnë të vrasin sa më shumë njerëz që mundin dhe mënyra e vetme për të mbrojtur veten është të evakuohen në rajone më të sigurta të Ukrainës”, tha ai.

Kuleba, gjatë një video-adresimi në Konferencën për Siguri në Detin e Zi – që organizohet nga Ukraina dhe Bullgaria – në Sofje, tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës është kritike për të mbrojtur edhe fqinjët e Kievit, duke bërë thirrje për përshpejtim të furnizimeve për forcat ukrainase me sisteme të mbrojtjes, sikurse sistemi Patriot, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

“Mbrojtja ajrore ukrainase tani po mbron jo vetëm qiellin ukrainas nga terrori ajror rus, por është mburojë edhe e fqinjëve, Moldavisë, Rumanisë dhe Polonisë nga kërcënimi që raketat dhe dronët të hyjnë në hapësirat e tyre ajrore”, tha Kuleba.

“Në mënyrë urgjente ne kërkojmë sisteme shtesë Patriot dhe sisteme të tjera moderne ajrore, armë dhe municion. E shfrytëzoj këtë rast që edhe një herë t’iu bëjë thirrje të gjithë partnerëve tanë që të ndërmarrin hapa të rëndësishëm”, shtoi kryediplomati ukrainas.

Më 14 prill, Kuleba tha për televizionin ukrainas se po zhvillohen negociata për dërgesat e më shumë sistemeve Patriot, por u shpreh i zhgënjyer pasi argumentoi se ky proces ishte shumë i ngadalshëm, teksa shteti i tij po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

 

You Might Also Like

Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve

BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit

Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”

Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Osmani: Zemrat tona janë me njerëzit në Los Anxhelos
Takim letrar me shkrimtarin nga Tirana, Nasi Lera dhe promovohet libri “Poetika e prozës së Nasi Lerës”
India gjobit Google-in me miliona dollarë për praktika të padrejta
Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?