By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse burrat dhe gratë plaken ndryshe: Gjetjet surprizuese të antropologëve
October 3, 2025
Kremlini shpenzon shuma rekord në propagandën shtetërore
October 3, 2025
Trump tërhoqi nominimin e Marko Brnović si ambasador në Serbi
October 3, 2025
Hamasi i përgjigjet Trumpit: Jemi gati të lirojmë të gjithë pengjet dhe t’ia dorëzojmë Gazën autoriteteve të pavarura
October 3, 2025
LDK: Suhareka ka nevojë për investime konkrete
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/04/16 at 2:03 PM
Kosova Times Published April 16, 2024
Share
SHARE

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit të quajtur COREPER, ka arritur marrëveshje për ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, ndryshime të cilat thonë se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, bëhet pjesë përbërëse e kapitullit 35 të kësaj kornize.

Në dokumentin e miratuar nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare në BE në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, rikujtohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen shkurtin e vitit të kaluar në Bruksel dhe më pas në mars në Ohër kanë arritur pajtimin për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Në dokument u tha se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë pjesë përbërëse e kushtëzimeve në rrugën e të dyja shteteve drejt integrimit në BE.

Propozimi për të ndryshuar kapitullin 35 të kornizës negociuese për Serbinë e kishin bërë Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, pasi një gjë e tillë ishte kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së.

Pas disa dështimeve që në grupet punuese të BE-së të arrihej marrëveshje për këto ndryshime, çështja kishte kaluar në COREPER, dhe mbrëmjen e 15 prillit, vendet anëtare kishin arritur pajtim.

Pasi të formalizohet ky ndryshim, me shkrim do t’i komunikohet edhe Serbisë, e cila është në procesin e negociatave për anëtarësim në bllokun evropian.

Përparimi në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën edhe më herët kishte qenë pjesë e kushtëzimeve në negociatat e anëtarësimit të Beogradit në BE, por tani në mënyrë specifike përmendet kushti i zbatimit të marrëveshjes të arritur vitin e kaluar.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në tekstin e ri të kornizës negociuese si kusht është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

BE-ja insiston se marrëveshja dhe aneksi, pavarësisht se nuk janë nënshkruar nga palët, janë obligime ligjore për të dyja vendet.

Serbia përmes zyrtarëve të saj disa herë ka thënë se ajo nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Pasi Kosova nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, obligimet e Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të përfshihen në punën e grupit të posaçëm për normalizim.

You Might Also Like

Kremlini shpenzon shuma rekord në propagandën shtetërore

Trump tërhoqi nominimin e Marko Brnović si ambasador në Serbi

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Jemi gati të lirojmë të gjithë pengjet dhe t’ia dorëzojmë Gazën autoriteteve të pavarura

Ministri lituanez jep dorëheqjen pasi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me pronësinë e Krimesë

13,000 derra vriten gjate nje sulmi rus

Kosova Times April 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Buxheti rus 2024: luftë në vend të sigurimeve shoqërore

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
John Gosling, pianisti i grupit The Kinks, ka vdekur
Arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit në Zveçan
Faturat e energjisë, ankohen qytetarët
Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Çfarë ndodhi deri më sot?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?