By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu thotë se Izraeli do të vendosë vetë si të mbrohet, pas thirrjeve për vetëpërmbajtje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Netanyahu thotë se Izraeli do të vendosë vetë si të mbrohet, pas thirrjeve për vetëpërmbajtje
Ballina 2Rajon / Botë

Netanyahu thotë se Izraeli do të vendosë vetë si të mbrohet, pas thirrjeve për vetëpërmbajtje

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 5:16 PM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Izraeli do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën se si do ta mbrojë veten, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, pasi vendet e Perëndimit i bënë thirrje përsëri të vetëpërmbahet nga hakmarrja ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe grupi i vendeve të industrializuara (G7), njoftuan se po shqyrtojnë sanksione më të fuqishme kundër Iranit, të cilat thuhet se do të vendosen për ta kënaqur Izraelin dhe për ta bindur atë të mos i përgjigjet sulmit të Iranit.

Teherani i lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit më 13 prill, duke e kryer sulmin e parë të drejtpërdrejtë kundër armikut të vet të përbetuar.

Netanyahu u takua me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Davi Cameron dhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të cilën e vizituan Izraelin të mërkurën në përpjekje për të mos e lejuar përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.

Zyra e Netanyahut tha se e ai i falënderoi Cameronin dhe Baerbockun për mbështetjen e tyre, derisa u tha atyre: “Dua të jem i qartë – ne i marrim vetë vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbrojtur veten”.

Më herët, Cameron tha se është e qartë se Izraeli ka bërë plane për t’u hakmarrë ndaj sulmit iranian me dronë dhe raketa, të cilin Teherani e kreu si përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit nga i cili u vranë zyrtarë ushtarakë në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill.

Baerbock tha se përshkallëzimi “nuk do t’i shërbejë askujt, as sigurisë së Izraelit, as shumë prej dhjetëra pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi [grupi i shpallur terrorist nga ShBA dhe BE], as popullsisë së përvuajtur në Gazë, as shumë njerëzve në Iran të cilët po vuajnë nën sundimin e regjimit, dhe as vendeve të treta në rajon, të cilat thjesht duan të jetojnë në paqe”.

Pas më shumë se gjashtë muajve luftë në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme, diplomatët po kërkojnë mënyra për ta shmangur një luftë të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.

Shumica dërrmuese e dronëve dhe raketave iraniane të lëshuara drejt Izraelit të shtunën u rrëzuan nga ky i fundit dhe aleatët e tij, dhe nuk shkaktuan viktima.

Por, Izraeli thotë se i duhet të hakmerret patjetër për ta ruajtur besueshmërinë e mbrojtjes së vet. Irani, në anën tjetër, thotë se kjo çështje është e mbyllur, por se do të hakmerret nëse Izraeli e sulmon.

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mbështetja online e femicidit vështirë të luftohet

Kosova Times Kosova Times December 4, 2023
Shtypi gjerman për fyerjen e Analena Berbok në televizionin serb: Vuçiç bën gjithmonë aq sa është absolutisht e nevojshme
Tentim vrasje në Kaçanik
Tmerr ne France: Vritet një vajzë teksa lozte, qëllohen edhe prindërit e saj…
Bedri Hamza premton barazi gjinore dhe mbështetje për gratë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?