By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lëvizje dramatike nga Britania: Ata blejnë avionë amerikanë F-35, ata mund të mbajnë koka bërthamore
June 25, 2025
Trump: Të tre objektet bërthamore u goditën në mënyrë perfekte. Mediat nuk i respektojnë pilotët
June 25, 2025
A do të jetë samiti i NATO-s në Hagë më i rëndësishmi që nga Lufta e Ftohtë
June 25, 2025
Axhenda nderkombetare
June 25, 2025
Parashikimi i motit në Shqipëri
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thesaret e fshehura të Elbasanit prezantohen ne Panairin Ndërkombëtarë ne Prishtine
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Thesaret e fshehura të Elbasanit prezantohen ne Panairin Ndërkombëtarë ne Prishtine
Turizëm

Thesaret e fshehura të Elbasanit prezantohen ne Panairin Ndërkombëtarë ne Prishtine

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 8:56 PM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Elbasani  prezanton  bukurit e fshehta të saj në “Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe sportit” në edicioni  e 20 në Prishtinë.

Në shumë stenda kompanitë e ndryshme dhe institucionet  kanë prezantuar jo vetëm trashëgimi kulturore por edhe ato sportive.  Këtij panairi i ofroi një kolorit të ndryshëm qyteti i Elbasanit prezantimi i trashëgëmis kulturore, historike dhe sportit me shijen e ballokumeve, punimeve artizanale. Ndryshe nga kompanitë dhe organizatat turistike në Panairin ndërkombëtarë të mbajtur gjatë kësaj jave, këtë herë për vizitorët e shumtë qyteti i Elbasanit pasqyroi pikat më të bukura  kishte një prezantim dhe gjitha traditat nga kohërat e lashta e deri te ballokumet e Elbasanit, të cilat përgatiten për Ditën e Verës. Artur Guni, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Kulturë dhe Turizëm në Bashkinë e Elbasanit i cili në këtë panair ka prezantuar pikat më të bukura, s’ka si të mos jetë i kënaqur me numrin e vizitorëve tek stenda e prezantimit të qytetit të tij, i bindur se kjo do të kthehet në vizitorë të shumtë. Ky qytet monumental është shumë i pasur në raport me përmasat e saj. Qëndrimi një ditor është kohë e shkurtër për të vizituar gjithë atë thesar, kulturor, historik dhe shijimin e gatimeve tradicionale.

Guni thotë tregon edhe arsyet pse shumë turistë vizitojnë këtë qytet. “Kjo sepse Elbasani është në kërthizë të Republikës së Shqipërisë. Është në qendë të rrugës Egnatia, dhe ka potencial të madh turistik jo vetëm për pjesën e monumenteve historike de kulturore por edhe pjesën e natyrës. Sepse në Elbasan mbi të gjitha është turizmi i kulinarisë shquhet për kulinarin e veqantë”, tha ai. Natyra e bukur në rrethinën e Elbasanit dhe kulinaria me shije shpërthyese e bëjnë këtë qytet më një mozaik të veqantë. Në këtë zhvillimi i agroturizimit, një model i agroturizmit të Mrizi I Zanave, po ecën me hapa galopant. Ata vizitorë që e njohin këtë qytet e kanë të vështirë të përcaktohen se ku të kalojnë një drekë apo darkë nga lokalet e bukura dhe me shijë shpërthyese.

Në Taste Atlas te perfshira gatimet elbasanase

Në Taste Atlas në një publikim të saj në listën e top 7 gatimeve shqiptare, dy janë nga Elbasani, Tavë kosi dhe Ballokumet. Kjo e fundit ka simbolikën e Dita e Verës një festë pagane e trevës së Elbasanit, ku bëhen vizita në mes të afërmëve, miqve e fqinjëve më 14 Mars. Gjatë kësaj dite shpërndahen “hise” një shportë e cila përmban lloje të ndryshme ëmbëlsirash , frutash të thata dhe të stinës si ballakume, revani, palafiku, vezë të ziera, misra të zier. Darka e Dita e Verës, ka solemnitetin e sj nën një atmosferë festive në cdo shtëpi, ku shtrohet ‘sofra e madhe” sofra e bollëkut, ku vendosen gatimet tradicionale elbasanese nën shoqërimin e muzikës popullore.

Sofrat e pasura dhe shumë llojëshe të gatimeve janë të njohura në Elbasan. Shumë ferma familjare në rrethinën e qytetit dëshiron të evokojë për mysafirët e saj mënyrën e mëparshme origjinale të jetesës së këtij rajoni me theks të veçantë në destinacionin e ekskursionit dhe ofertën gastronike.

Secili vizitorë mund të gjejë diçka për vete, përfshirë edhe pjesën e turizmit kulturore fetar ku ndodhen kishat para kristiane dhe bazilikat pjesa e xhamive që janë më të vjetrat në pjesën e Ballkanit, Kështjella dhe Stacioni ad  Quintum e ndërtuar në shekullin e II pas krishtit përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer udhëtarëve si banjo dhe vend pushim. Kjo ndodhet 5 km larg Elbasanit në Fshatin Bradashes.

Pastaj është pjesa e turizmit të aventurës ku së fundmi zhvillohet rafting në lumin Shkumbin dhe është përgjatë gjithë vijës Egnatia

 

Ne gjysme ore vozitje do ta gjeni një vend të bukur i vendosur mes malesh Funari  një oazë e pazbuluar rreth 20 km në veri të qytetit. Është një nga perlat turistike të pashkelura  të zonës. Dallon për larshmërin  e maleve e kodrinave , liqenet piktoreske dhe pyjet e dendura të pishave dhe dushqeve.

Shëmria apo Shën Maria është maja më e lartë shkëmore e Bixëllës 940 m. Emri i saj flet për një vendbanim të lashtë krishtë –rimit. Aty do vizitoni edhe shpellën e Hasmit. Një pikë turistike me bukuri të rrallë natyrore. Ka marrë këtë emër pasi aty strehoheshin njerëz që i fshiheshin hasmit gjakmarrjes.

As 20 minuta vozitje ndodhet Gjinari, me një ofertë të pasur avanture në natyrë dhe një skene të shkëlqyer gastronomike.  Zona shpatit karakterizohet nga një reliev malor dhe një klime e pasur me oksigjen. Pika më e lartë ëstë mali i Bukanikut 1831 m. Au ndodhet kisha mesjetare e Shënkolit e pikturuar nga Onufri 1554.

Aty ndodhet kanioni i Valëshit me një lartësi 22 m dhe mosha e tij 300 vjecare.

Në vetëm 9 kilometra në jug të qytetit në Luginën e lumit Shkumbin ndodhet Bushku në fshatin Shushicë, i cili ka një burim karstik me një rrjedhje prej 70 litra ujë në sekondë. Është një pikë turistik me burime të shumta ujore. Njihet si parku piktoresk me rrape 600 vecare. Ky fshat në vitin 1431 kishte 280 shtëpi sipas regjistrave turk.

Në qytet ndodhet Muzeun Etnografik, Kështjella e  qytetit, xhamia mbret , galeria e arteve, teqja e madhe, Kombinati metalurgjik i cili është përfshirë në guiden turistike.

Por gjithashtu Llixhat 12 km në jug të Elbasanit që është një nga qendrat hidrotermale më të rëndësishme të Shipërisë më përdorim kurativ, ku temperaturat e ujit janë deri 56 grade.

Ky qytet me histori të pasur edhe natyrë të shkëlqyer me staza të shumta malore por edhe shëtitore të qytetit dhe restorane të njohura është një vend ideal për një vizitë së paku uikendi.

Ilir Krasniqi

 

You Might Also Like

INSTAT: Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj, 95% nga Europa

Me tren nga Zagrebi në Istria nëpërmjet Sllovenisë

Pishina termale Lashko fiton Çmimin e Turizmit Familjar 2025

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Gjermanët paguan 2,000 euro për një apartament në Adriatik dhe treguan se çfarë morën

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Kurti viziton punimet për renovimin e 59 banesave sociale në Plemetin

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
Mbyllen meçet gjysmëfinale të turneut `Lah Nimani`
Kryeministri Kurti mori pjesë në përurimin e nismës “Labour Friends of Kosova”
LDK mobilizon strukturat e saj në vend dhe mërgatë
Zelensky është gati për negociata me Putinin vetëm përmes ndërmjetësve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?