By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
November 18, 2025
Çeku: Ky është zëri i një ekipi që nuk dorëzohet kurrë
November 18, 2025
Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
November 18, 2025
Bekim Jashari paralajmëron për mashtrues që po kërkon para në emrin e tij
November 18, 2025
Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja vendos sanksione të reja kundër Iranit, pas sulmit ndaj Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja vendos sanksione të reja kundër Iranit, pas sulmit ndaj Izraelit
Rajon / Botë

ShBA-ja vendos sanksione të reja kundër Iranit, pas sulmit ndaj Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/18 at 5:01 PM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit. Cak i sanksioneve është prodhuesi iranian i dronëve, pas sulmit të Iranit kundër Izraelit në fundjavë.

Departamenti i Thesarit i ShBA-së tha në një komunikatë për media se sanksionet e reja janë vendosur kundër 16 individëve dhe dy subjekteve, të lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit, përfshirë prodhimin e motorëve të dronit Shahed të Iranit, i cili u përdor për ta sulmuar Izraelin më 13 prill.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha në një komunikatë se i kishte kërkuar vetë Thesarit amerikan “të vazhdojë me vendosjen e sanksioneve të cilat t’ia dobësojnë edhe më shumë Iranit industritë ushtarake”.

“Ta kenë të qartë të gjithë ata që i mundësojnë apo mbështesin sulmet e Iranit, ne nuk do të ngurrojmë të ndërmarrim veprime të nevojshme për t’i mbajtur ata përgjegjës”, tha Biden.

Thesari theksoi se do të vendoste sanksione edhe kundër pesë kompanive në juridiksione të shumta, të cilat i ofrojnë kompanisë së Iranit, Khuezetan Steel Company, materiale përbërëse për prodhimin e çelikut.

Cak i sanksioneve, sipas komunikatës, janë edhe filialet e prodhuesit iranian të automjeteve, Bahman Group, për të cilin tha se i kanë mbështetur materialisht Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Edhe Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër disa organizatave ushtarake iraniane, individëve dhe subjekteve të përfshira në industrinë e Iranit për prodhimin e dronëve dhe raketave balistike, sipas komunikatës.

Kjo vjen pas një takimi të ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të industrializuara, G7, të cilët thanë të mërkurën se do siguroheshin për “bashkëpunim të ngushtë për masat e ardhshme për t’ia rrënuar aftësitë Iranit për sigurimin, prodhimin apo transferimin e armëve për mbështetjen e veprimeve përshkallëzuese në rajon”.

Edhe liderët e Bashkimit Evropian vendosën të mërkurën t’i rrisin sanksionet kundër Iranit, pas sulmit të tij kundër Izraelit, i cili ka shkaktuar shqetësime për shpërthimin e një konflikti të gjerë në Lindjen e Mesme.

Irani tha se e kreu sulmin e 13 prillit si hakmarrje për sulmin e dyshuar izraelit ndaj një konsullate iraniane në Siri më 1 prill.

Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pa treguar se si dhe kur.

Irani ka thënë se cilëson këtë çështje të mbyllur, por ka paralajmëruar se, në rast të hakmarrjes “qoftë edhe më të voglën” në territorin iranian, përgjigja e tij do të ishte “e jashtëzakonshme dhe e ashpër”.

You Might Also Like

Kremlini i ka ofruar SHBA-së një shkëmbim të burgosurish për të rifilluar bisedimet me Trumpin

Ata drejtuan një makinë drejt njerëzve në Bregun Perëndimor, një person u vra. Ata kishin edhe eksplozivë

Gazetari denoncon Vuçiqin në Prokurorinë Publike në Milano për rastin “Sarajevo Safari”

Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.

Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Klinaku: Specialja aktgjykimet i merr politikisht

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
Kosova anëtarësohet në Justice Action Coalition
Sikorski pas dëmtimit të selisë së BE-së në sulmin me raketa në Kiev
Kreshnik Mahmuti dhe Liridona Rexhaj Kampionë të turneu për Senior ”Lidhja e Prizrenit”
Policia e Kosovës bastisi objektet e drejtorisë për tokë ndërtimore në veri të Mitrovicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?