By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Të gatshëm t`i përgjigjemi kërcënimeve antidemokratike të Dodikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA: Të gatshëm t`i përgjigjemi kërcënimeve antidemokratike të Dodikut
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Të gatshëm t`i përgjigjemi kërcënimeve antidemokratike të Dodikut

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 8:59 PM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Ambasada e ShBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë ka bërë një njoftim pas tubimit të djeshëm të SNSD-së, në Banja Llukë, si dhe deklaratave të Milorad Dodikut, në të cilat ai mohoi gjenocidin dhe ofendoi të mbijetuarit si dhe viktimat.

“Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës nga presidenti i RS, Millorad Dodik, dhe udhëheqës të tjerë nga RS në seancën dhe tubimin e djeshëm të NSRS në Banja Llukë është absolutisht i dënueshëm dhe i papërgjegjshëm. Mohimi i gjenocidit është një fyerje për viktimat e të gjitha kombësive dhe shkakton dhimbje shtesë për familjet e viktimave. Mohimi i gjenocidit shkatërron strukturën shoqërore të Bosnjë-Hercegovinës, është një kërcënim për stabilitetin e saj dhe është i paligjshëm sipas ligjeve të Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Bosnje-Hercegovinë.

Tutje, ambasada nënvizon se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë në vitin 1995 dhe se kjo është konfirmuar në disa raste nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Asgjë që Dodik thotë apo bën nuk mund t’i ndryshojë faktet, madje as organizimi i ngjarjeve njëditore kushtuar mohimit të gjenocidit dhe përhapjes së dezinformatave rreth rezolutës që aktualisht po shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Kjo rezolutë është një iniciativë për të njohur dhe përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës për të nderuar viktimat. Ndryshe nga pretendimet e Dodikut, ai nuk drejtohet kundër asnjë anëtari të OKB-së dhe as nuk i atribuon përgjegjësi ndonjë kombi. Mohimi i shpeshtë i gjenocidit të Srebrenicës e bën edhe më të rëndësishëm këtë lloj përkujtimi ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995. Kërcënimet e Dodikut për të inicuar shkëputjen e RS nga BiH dhe mbështetja e tij për legjislacionin zgjedhor antikushtetues të RS janë një tjetër dëshmi e mosrespektimit të tij për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe synimin e tij për të minuar strukturat shtetërore të BiH. Krijimi i një sistemi zgjedhor paralel do të përfaqësonte një veprim antikushtetues dhe anti-Dejton dhe do t’u mohonte votuesve në RS një të drejtë themelore demokratike të garantuar nga Kushtetuta e Bosnje-Hercegovinës. ShBA-ja është e gatshme t’u përgjigjet atyre aktiviteteve antidemokratike dhe anti-Dejton. Ne mbështesim integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe refuzojmë çdo përpjekje për shkëputje”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA vlerësuan humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë në 190 mijë të vrarë dhe të plagosur

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Këshilltari kryesor i Qeverisë së Bangladeshit uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë, thekson miqësinë dhe bashkëpunimin
Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
Aktakuzë kundër një personi për kanosje ndaj një gazetari
Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?