By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shpërthim vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Irak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shpërthim vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Irak
Rajon / Botë

Shpërthim vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Irak

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 3:24 PM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Irak, ku janë të stacionuar grupe të armatosura pro Iranit.

Detajet e plota mbeten të paqarta për shpërthimin që goditi bazën Kalsu në provincën Babilon, në jug të Bagdadit, ku gjenden edhe ushtria e rregullt, policia dhe anëtarët e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut ose Hashed al-Shaabi.

Shpërthimi ndodhi disa ditë pasi Irani kreu një sulm të paprecedent ndaj Izraelit, me qindra dronë dhe raketa. Po ashtu ndodhi pas një sulmi në Iran, që raportohet se u krye nga Izraeli më 19 prill.

Forcat irakiane të sigurisë thanë se “shpërthim dhe zjarr” goditi bazën Kalsu, në orët e para të së shtunës, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Komanda e mbrojtjes ajrore nuk ka raportuar për “dronë apo avionë luftarakë në hapësirën ajrore në provincën Babilon para apo gjatë shpërthimit”, u tha në njoftim.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Pak pas shpërthimit, ushtria amerikane tha se forcat e saj nuk qëndrojnë prapa sulmeve në Irak.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha se nuk komenton “informacione të publikuara në media të huaja”.

Grupi Hashed al-Shaabi tha se shpërthimi ka shkaktuar viktima, por pa dhënë një numër të saktë të tyre.

Ndërkaq, një zyrtar ushtarak irakian, që foli në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi goditi “depo ku ruheshin pajisje”.

Grupi Hashed al-Shaabi është pjesë integrale e aparatit të sigurisë së Irakut dhe funksionon nën autoritetin e kryeministrit.

Ky grup mbledh rreth vetes fraksione të armatosura pro-iraniane, disa prej të cilave kanë kryer disa sulme në Irak dhe Siri kundër forcave amerikane.

Ky grup u zotua se kushdo që qëndron prapa sulmit do të ndëshkohet.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

BSh: 50 milionë euro investime të reja të Kosovës në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Presidenti Begaj nga Sheshi i Flamurit në Vlorë: Përgjegjësi nga klasa politike. Ta duam atdheun me vepra, shërbim e patriotizëm
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me ShBA-të: Janë aleati ynë kryesor
Bizneset sërish protestuan duke kërkuar pezullimin e tregut energjetik
Kosova synon fitoren e parë në grup ndaj Andorrës – ndryshime drastike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?