By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ragmi Mustafa ka marrë përkohësisht drejtimin e Preshevës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ragmi Mustafa ka marrë përkohësisht drejtimin e Preshevës
Rajon / Botë

Ragmi Mustafa ka marrë përkohësisht drejtimin e Preshevës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 11:54 PM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, do të jetë kryetar i përkohshëm në Komunën e Preshevës, i cili do ta drejtoj komunën deri në zgjedhjet e ardhshme të cilat priten të mbahen me 2 qershor.

Ragmi Mustafa ka konfirmuar për RTKlive se është emëruar kryetar i Komunës së Preshevës pas largimit të Shqipërim Arifit.

Mustafa ka theksuar se Arifi nuk është shkarkuar nga askush, duke thënë se ai tash e nëntë muaj nuk e kishte shumicën në Kuvendin Komunal të Preshevës.

“Zoti Arifi nuk është shkarkuar nga askush. Ai ka plot nëntë muaj që menaxhon komunën Preshevë pa Kuvend Komunal. Sepse për këtë kohë para nëntë muaj ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal Preshevë. Sipas ligjit në Serbi, nëse tre muaj nuk ka mbahet seancë Kuvendi Komunal atëherë qeveria serbe shpërndan Kuvendin Komunal. Me këtë akt shpërndarje të Kuvendit komunal bie dhe ekzekutivi përkatësisht kryetari i komunës. Mirëpo, qeveria serbe këtë nuk e bëri që plot gjashtë muaj. Kryetari i komunës për këtë kohë nëntë mujore vet ka qep e vet ka prerë sepse prej kohësh ka qenë i ledhatuari i qeverisë serbe”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, pas presionit të liderit të opozitës në Beograd dhe dy ambasadorëve, i  SHBA-së dhe i OSBE-së për shpalljen e zgjedhjeve lokale bashkë me ato të qytetit të Beogradit, qeveria serbe ka qenë e detyruar të shpërndaj edhe Kuvendin Komunal Preshevë. Me këtë, sipas Mustafës,  detyrimisht bie edhe kryetari i komunës.

“Për humbjen e shumicës në Kuvendin Komunal nuk mban faj opozita, aq më parë Partia Demokratike Shqiptare që udhëheq Ragmi Mustafa. Paradoksi tjetër qëndron në atë se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit Komunal, qeveria serbe emëron organin e përkohshëm pesë anëtarësh marrë nga pesë subjekte politike dhe një caktojnë kryetar sipas madhësisë elektorale të subjektit politik. Partia Demokratike Shqiptare ishte e dyta në zgjedhjet e fundit dhe ka marrë kryetarin e përkohshëm gjer me 2 qershor kur do të jenë zgjedhjet”, ka thënë Mustafa, duke bërë të ditur se Alternativa e Arifit nuk ka dhënë emër për organ të përkohshëm “me qëllimin e mashtrimit të opinionit, kamuflimit, shantazhimit të kundërshtarëve politik dhe paraqitjen e tij si viktimë”.

“Në hovin e pakontrolluar të mllefit kundër institucioneve dhe përfaqësuesve të Kosovës, zotëri Arifi shkon aq larg sa që shpif dhe shtrembëron faktet, ashtu si që i konvenon atij personalisht. Për dallim nga z. Arifi dhe APN, Ragmi Mustafa, asnjëherë nuk e ka konsideruar, asnjëherë veprimin të cilit do Kryeministër apo President të Shqipërisë apo Kosovës si “ndërhyrje” për çështje që ndërlidhen me Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Edhe nëse nuk e dini, se ju dini pak nga ana njerëzore e intelektuale, mësojeni tani, në rrugën time të drejtë eci edhe vetëm! Ky është mësimi im jetësor, mos gjunjëzimi as edhe njëherë para askujt! Kjo vjen nga besimi dhe dashuria që kam për njeriun, kombin dhe atdheun! Po ju çka jeni e në ç’dreq besoni”, ka thënë Mustafa.

You Might Also Like

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Lautaro: Do të punojë edhe dy herë më shumë

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Dardanët e rinj mposhtin edhe Irakun
Kosova dhe Bullgaria diskutojnë për bashkëpunim në fushën e mbikëqyrjes policore
Lëndohet një person në Fushë Kosovë, bie nga një objekt ndërtimi
Konjufca: Dhimbja për Kadarenë është shumë e madhe, do jetë i paharruar mes nesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?