By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllen 400 biznese, ndërsa hapen 3 mijë tjera në tre mujorin e këtij viti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Mbyllen 400 biznese, ndërsa hapen 3 mijë tjera në tre mujorin e këtij viti
Ballina 1Financa

Mbyllen 400 biznese, ndërsa hapen 3 mijë tjera në tre mujorin e këtij viti

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 1:14 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Në periudhën e parë të këtij viti, në Kosovë janë shuar më shumë se 400 kompani, derisa janë regjistruar më shumë se 3 mijë në sektorë të ndryshëm. Kështu thonë zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të ekonomisë, vlerësojnë se kjo ndodh për shkak të borxheve të mëdha dhe ngarkesave tatimore.

Vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 3 mijë e 251 biznese, në kategori të ndryshme. Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, theksohet se Tregtia me Shumicë dhe Pakicë, Riparimi i Mjeteve Motorike dhe Motoçikletave, prijnë me 848 biznese të regjistruara, pasuar nga ndërtimtaria me 363, Industria Përpunuese, Prodhimtaria me 362, e të tjera.

Ndërkaq, në këtë tre mujor të parë të këtij viti janë shuar 401 biznese, 65 më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet përgjigjen elektronike.

Politikat e pafavorshme fiskale, kamatat e larta të kredive, ngarkesat tatimore e infrastrukturore, janë disa nga arsyet e shuarjes së bizneseve, që liston për Radio Kosovën, përfaqësuesi i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Bizneset e shuajnë aktivitetin e tyre jo me vullnetin e tyre, por për shkak të dështimeve, tatimeve dhe ngarkesave të njëpasnjëshme por edhe të mos fuqisë për t’u përballur me konkurrencën e cila është   në tregun mjaft të ashpër. Arsye tjetër është se bankat komerciale në Kosovë kanë interes të lartë dhe ata nuk mund të përballojnë dhe vijnë deri te falimentimi. Procedurat e mbylljes janë shumë të ashpra, dhe bizneset e shuajnë aktivitetin e tyre, ndalen nuk punojnë, nuk bëjnë të hyra as për vete e as për shtetin, por rrinë në databaza në MTI ai aktive, e realisht janë jo aktive”, tha ai.

Numri i lartë i bizneseve, të cilat po shuhen në Kosovë, sipas ekspertit të ekonomisë, Ardijan Sahiti, krijon probleme të mëdha ekonomike.

“Faktorët që kanë ndikuar që bizneset të mbyllen në numër më të madh sesa në vitin e kaluar është dyndja e popullsisë, pas liberalizimit të vizave, njerëzit kanë filluar të migrojnë jashtë shtetit dhe për rrjedhojë kjo ka bërë që të ulet fuqia blerëse, sepse bizneset te ne në Kosovë shumica janë tregtare dhe pak prodhuese, dhe kur largohen njerëzit zvogëlohet kërkesa blerëse. Dhe faktor tjetër është konkurrenca shumë e ashpër, kërkesa e vazhdueshme e klasës punëtore për rritje të pagave, janë këta tre faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shuarjen e bizneseve dhe përshtypja ime është që ky trend do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim”, theksoi ai.

Përfaqësues të biznese thonë se klima ekonomike në Kosovë do të duhej të përmirësohet dukshëm, në mënyrë që bizneset kur të regjistrohen, të mos rrezikohen nga falimentimi për shkak të politikave fiskale, ndërhyrjeve apo pabarazisë në treg.

Shahini thotë se vitin e kaluar rreth 11 mijë biznese kanë qenë të regjistruara dhe mbi 1 mijë 500 të shuara.

You Might Also Like

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 6 personave për terrorizëm

Kosova Times Kosova Times December 23, 2022
Binjakët 57-vjeçar nga Dragashi shkojnë në haxh së bashku me bashkëshortet e tyre binjake
Ramadani: Rrezikova të vdisja, Shqipëria e kalon grupin në Euro 2024
Komuniteti i biznesit thotë se tregu energjetik ndikon në rritje të çmimeve
Fituesi i Grammy-t u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?