By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja shpreh keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA-ja shpreh keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri
Ballina 1Lajme

ShBA-ja shpreh keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 10:17 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Ambasada amerikane në Kosovë, ka shprehur keqardhje të dielën për vendimin e Listës Serbe dhe figurave tjera politike serbe në Kosovë, që nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas Ambasadës, përmes pjesëmarrjes në votim, serbët kanë mundur të “avancojnë në demokraci efektive dhe përfaqësuese”.

“Pjesëmarrja demokratike ndihmon që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullatave, të cilave u shërbejnë. Votimi është e drejtë kyçe në shoqëritë demokratike”.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se procesi ka dështuar pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.

Kjo nënkupton se kryetarët aktualë do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Kosovë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar prej ekipeve ndërkombëtare të vëzhgimit që ka dalja ka qenë jashtëzakonisht e ulët në votime.

“Ne jemi të vetëdijshëm që KQZ-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë. Ne i vlerësojmë përpjekjet e zyrtarëve zgjedhorë të Kosovës që t’ua mundësojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës në katër komuna, që të marrin pjesë në këtë proces demokratik”.

Ky zëdhënës ka thënë se pozicioni amerikan është i qartë dhe i pandryshuar: ShBA-ja mbështet demokraci diverse, gjithëpërfshirëse dhe multi-etnike, dhe se kryetarët aktualë do të vazhdojnë punën sipas kornizës ligjore të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë, po ashtu, kanë shprehur keqardhje për mospjesëmarrje të serbëve lokalë në votimet e organizuara të dielën dhe e kanë akuzuar Serbinë për përfshirje në këtë proces.

Lista Serbe, në anën tjetër, ka thënë se këtë ditë është dëshmuar uniteti i popullit serb.

Në një komunikatë për media, kjo parti ka pretenduar se më 21 prill është dëshmuar se nuk janë Lista Serbe dhe Serbia që po frikësojnë serbët, por kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe siç, ka thënë, njësitë e tij ilegale parapolicore, që sipas Listës Serbe kanë rezultuar me rrugë të zbrazëta në veri.

Përveç ShBA-së, edhe Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e marrë prej Listës Serbe.

You Might Also Like

Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë

Arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër, ku do të prehet në banesën e fundit

Dështon seanca ndaj Mujkës e Muzliukajt për mungesë të të akuzuarve

Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, gjyqtarët duan siguri

Infantino sot viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Palestinezët raportojnë për viktima nga sulmet izraelite në Gazë

Kosova Times Kosova Times October 19, 2023
Turqia thotë se ka “neutralizuar” 30 anëtarë të PKK-së në Irak dhe Siri
Rusia filloi stervitjet me “Caliber” në Detin Baltik
Kurti: Objekti i Ambasadës në ShBA, tashmë pronë e Kosovës
Serbia me dy evidenca të votuesve në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?