By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusët bombardojnë burgun ukrainas, godasin repartin e maternitetit dhe spitalin. 18 të vdekur
July 29, 2025
Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore
July 29, 2025
130 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
July 29, 2025
July 29, 2025
July 29, 2025
Sulm masiv ukrainas në Rostov, detajet e aksionit të madh të SBU-së u zbuluan
July 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu zotohet se do t’i kundërshtojë sanksionet amerikane ndaj ushtrisë izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu zotohet se do t’i kundërshtojë sanksionet amerikane ndaj ushtrisë izraelite
Rajon / Botë

Netanyahu zotohet se do t’i kundërshtojë sanksionet amerikane ndaj ushtrisë izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 12:56 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t’i kundërshtojë çfarëdo sanksionesh kundër ushtrisë së vendit të tij, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta ndërpresin ndihmën për njërën prej njësiteve të saj.

“Do të luftoj kundër tyre me gjithë forcën time”, tha Netanyahu të dielën.

Derisa zyrtarët amerikanë nuk e bënë të ditur emrin e njësitit që pritet të sanksionohet, liderët izraelitë dhe mediat lokale thanë se bëhet fjalë për Netzah Yehuda – një batalion e këmbësorisë i themeluar rreth 25 vjet më parë për t’i futur në ushtri burrat ultra-ortodoks.

Shumë burra fetarë janë të liruar nga shërbimi i detyruar ushtarak në Izrael.

Liderët izraelitë e kanë cilësuar si të “padrejtë” vendimin për sanksionet, posaçërisht në një kohë lufte, si dhe janë zotuar se do ta kundërshtojnë.

“Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione kundër një njësiti të IDF-së, do ta luftoj me të gjithë forcën time”, tha Netanyahu.

Netzah Yehuda, apo në shqip Judea Përgjithmonë, ka qenë gjithmonë e vendosur në Bregun e okupuar Perëndimor dhe disa pjesëtarët të tij kanë ndërlidhje me abuzimet kundër palestinezëve. Ky njësit është pjesë e vogël përbërëse e pranisë ushtarake të Izraelit në këtë territor.

Ky njësit u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara më 2022, pasi një i moshuar amerikano-palestinez u gjet i vdekur pak pasi ishte arrestuar në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor.

ShBA-ja kishte bërë thirrje Izraelit në atë kohë për një hetim gjithëpërfshirës dhe përgjegjësi të plotë për rastin.

Ushtria izraelite kishte shprehur keqardhje për vdekjen e tij dhe kishte thënë se komandanti i Netzah Yehuda do të qortohej për këtë. Ajo kishte vendosur të mos hapte procedura penale për këtë rast.

Uashingtoni – aleati kryesor i Izraelit – nuk i ka ndalur ndihmat për asnjë njësit të IDF-së më parë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se ka vendosur t’i shqyrtojë akuzat se disa njësite të ushtrisë izraelite i kanë shkelur kushtet për pranimin e ndihmës amerikane.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tërhiqen nga qëllimi për ta sanksionuar Netzah Yehudan, duke thënë se bota është duke i vëzhguar marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Izraelit më shumë se kurrë më parë.

“Çdo tentim për ta kritikuar tërë njësitin hedh dyshime të mëdha mbi veprimet e IDF-së”, tha Gallant në një komunikatë, duke shtuar se “kjo nuk është rruga e duhur për partnerët dhe miqtë”.

You Might Also Like

Rusët bombardojnë burgun ukrainas, godasin repartin e maternitetit dhe spitalin. 18 të vdekur

July 29, 2025

Sulm masiv ukrainas në Rostov, detajet e aksionit të madh të SBU-së u zbuluan

Axhenda ndërkombëtare

Koloni izraelit në Bregun Perëndimor vret aktivistin Odeh Hadalin: “Ai qëllonte si i çmendur”

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shpendi lëndohet, largohet i përlotur nga fusha

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
FSK stërvitet me artileri në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë
Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri të Kosovës
Administrata e Trump diskuton politikën e Ukrainës
Infrakos vazhdon ballafaqimin me pronat e uzurpuara tash e 20 vjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?