By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF kërkon nga Qeveria krijimin e Masës së përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF kërkon nga Qeveria krijimin e Masës së përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale
Lajme

KOMF kërkon nga Qeveria krijimin e Masës së përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 1:10 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson tridhjetë e katër organizata jo qeveritare, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, krijimin e Masës së përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, si një masë tranzitore deri në rregullimin e financimit të qëndrueshëm për shërbime sociale.

Ministria e Drejtësisë, në Mars 2024, në mbështetje të shërbimeve sociale ka ndarë 1.5 milionë Euro për subvencionimin e shërbimeve të 40 organizatave jo qeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale. Megjithatë, ky fond nuk është i mjaftueshëm për të funksionalizuar ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm, sikurse fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët viktima të dhunës dhe abuzimit, fëmijët në punë të rënda, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët përdorues të drogave, fëmijët në konflikt me ligjin, si dhe familjet e tyre.

Bëjmë me dije se ofruesit e shërbimeve sociale në vitin 2024, janë në gjendjen më të rëndë sa i përket financimit të shërbimeve sociale krahasuar me vitet e fundit. Kjo për arsyen, që në Dhjetor 2023, për pjesën dërrmuese, kanë përfunduar programet dhe projektet e donatorëve ndërkombëtarë në mbështetje të shërbimeve sociale, duke lënë zbrazëtira të mëdha në financimin e shërbimeve sociale.

Duke patur parasysh që pjesa dërrmuese e ofruesve nga sektori jo qeveritar që ofrojnë shërbime sociale janë financuar në masën më të madhe nga donatorët ndërkombëtarë, të cilët prej disa muajsh kanë mbyllur programet, situata aktuale është në prag të kolapsit. Konkretisht, sipas të dhënave të organizatave anëtare të KOMF, mbështetja aktuale e marrë nga Ministria e Drejtësisë, mesatarisht mbulon me rreth 66% shërbimet rezidenciale dhe me rreth 21% shërbimet sociale ditore.

Në anën tjetër, përkundër decentralizimit të shërbimeve sociale, akoma nuk është rregulluar mekanizmi i financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale. Për pasojë, komunat në përgjithësi nuk ndajnë buxhet për ofrimin e shërbimeve sociale, me përjashtim të disa përpjekjeve sporadike të bëra nga një numër shumë i vogël i komunave.

Në këto rrethana, pavarësisht mbështetjes nga Ministria e Drejtësisë dhe vullnetit të ofruesve të shërbimeve sociale, është e pamundur për të vazhduar ofrimin e shërbimeve me kapacitet të plotë për grupet më të cenuara të fëmijëve dhe familjet e tyre në Republikën e Kosovës.

Kjo situatë mund të çojë në:

–         Mbyllje të shërbimeve, apo

–         Reduktim masiv të përfituesve duke ndikuar drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre.

Nisur nga kjo KOMF ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave:

–         Të rrisë mbështetjen në ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenuara përmes krijimit të një Mase të përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale, në kuadër të         Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Mohimi për t’i siguruar fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij, në mënyrë që fëmija të sigurojë mirëqenie, integrim dhe zhvillim sa më të plotë, përbën shkelje të parimeve bazë të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Suedia një hap më afër NATO-s, pas votimit të komisionit parlamentar turk

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Horoskopi ditor për datën 14 korrik
75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
BIK njofton se ka lansuar takvimin për iOS dhe Android
Sot voton Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?