By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen
Ballina 1Lajme

Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 1:57 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje komuniteteve joshumicë të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Përmes një video të publikuar në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se komunitetet joshumicë janë vlerë e identitet i shtetit. Sipas tij, shoqëria e vendit është e pasur sepse komunitetet janë pjesë e saj.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për Kosovën.

“Ai nuk është thjesht një shënim statistikor; është deklaratë e fuqishme e identitetit, të drejtave, dhe vendit të secilit qytetar në shoqërinë tonë. Nuk është thjesht një ushtrim burokratik; është mekanizëm përmes të cilit ne formojmë politika dhe ndajmë burime për të siguruar që çdo qytetar, pa marrë parasysh etninë apo besimin, do të marrë mbështetjen dhe shërbimet që i takojnë. Andaj, mos ngurroni, regjistrohuni”, ka thënë ai duke iu referuar qytetarëve të komuniteteve serb, boshnjak, turk, ashkali, egjiptian, rom, e goran.

Kryeministri Kurti ka theksuar se në bazë të regjistrimit të popullsisë bëhet ndarja dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit. Rezultatet e tij, ka shtuar ai, përcaktojnë politikat sociale dhe zhvillimore të shtetit, investimet në komunitetet tuaja, subvencionet në mbështetje tuaj, programet e shërbimet sociale dhe shëndetësore.

“Vetëm me një regjistrim të plotë e të saktë do të mund ta dimë më së miri se për sa çerdhe e shkolla keni nevojë; se sa hapësira kulturore, rekreative e sportive duhet të planifikohen në shërbim të komuniteteve tuaja; çfarë programe e politika sociale i përgjigjen nevojave tuaja e kështu me radhë. Regjistrimi është dokumentim zyrtar i përbërjes së shoqërisë sonë. Të dhënat e tij pastaj bëhen pasqyrë e politikave tona dhe përgjegjësi e shtetit dhe institucioneve tona. Regjistruesit do të vijnë derë më derë”, ka thënë kryeministri i vendit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Modelja e famshme transgjinore gjendet e vrarë në Tbilisi

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Putin do të takojë presidentin iranian teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi
Erdogan lobon që Musk të hapë fabrikë të Teslas në Turqi
Kurti në Davos takon O’Brien: Gjithmonë të bashkërenduar me ShBA-të
Kuleba: Samiti dërgon mesazhin se mbetemi të bashkuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?