By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjuriq: Regjimi i Vuçiçit hesht për goditjet e Trump, nuk është rastësi
August 15, 2025
Aksidenti i rëndë, kamioni godet per vdekje këmbësorin
August 15, 2025
Putini “nuk pritet” të nënshkruajë dokumente në samitin e Alaskës
August 15, 2025
Navalnaya i kërkoi Trump dhe Putin të përdorin takimin në Alaskë për të shkëmbyer të burgosurit.
August 15, 2025
Prattipati: Përfshirja e komunitetit serb në institucione është thelbësore
August 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën
Ballina 1Lajme

Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/04/23 at 10:16 AM
Kosova Times Published April 23, 2024
Share
SHARE

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.

“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.

Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Goncharenko, ju lobuat për një votë pozitive për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komiteti i Ministrave në maj. A mendoni se do të kalojë?

Oleksiy Goncharenko: Mendoj se po. Vota në Asamblenë Parlamentare ishte historike dhe tani duhet ta përfundojmë këtë punë. Mendoj se Komiteti i Ministrave do ta ftojë zyrtarisht Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do t’u thoshit vendeve që nuk janë ende të sigurta për mbështetjen e Kosovës?

Oleksiy Goncharenko: Kosova e meriton këtë, Kosova i përket botës së lirë. Asaj i duhet ndihma jonë për zhvillimin e vlerave si vend i ri, si demokraci e re. Asaj i duhet ekspertiza e Këshillit të Evropës. Kjo nuk ka të bëjë me debatet politike, ka të bëjë me dy milionë njerëz, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e organizatës më të madhe në botë, e cila lufton për të drejta të njeriut, sundim të ligjit, demokraci – për vlerat thelbësore për të gjithë ne.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se, në javët në vazhdim, mund të dalin kushte të reja për Kosovën?

Oleksiy Goncharenko: Nuk e di se çfarë do të ndodhë në Komitetin e Ministrave. Nuk është fusha ime e përgjegjësisë. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe vendimi ynë është i qartë: Ne i bëjmë thirrje Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Por, disa deputetë e kanë përmendur Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin duhet ta formojë Kosova. A mendoni se ai mund të bëhet pengesë?

Oleksiy Goncharenko: Shpresoj të mos bëhet pengesë.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të sigurohet Kosova që të mos e humbasë mundësinë e saj në maj?

Oleksiy Goncharenko: Autoritetet e Kosovës duhet të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj këtyre vlerave themelore, demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit – kjo është më e rëndësishmja.

Dhe, pasi të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova ka shumë punë për të bërë, të zbatojë e të miratojë konventa, të cilat janë thelbësore për organizatën tonë.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni deklaruar hapur se synimet e Serbisë në Kosovë janë të ngjashme me synimet e Rusisë në Ukrainë. A mund ta shtjelloni më shumë këtë

Oleksiy Goncharenko: Fatkeqësisht, shoh se në Serbi ka dy trende. Njëri ka të bëjë me ndërtimin e një vendi demokratik, të cilin e mbështes plotësisht, dhe tjetri ka të bëjë me rindërtimin e perandorisë serbe. Dhe, e kam thënë hapur se epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund.

Të gjitha këto ndjenja revanshiste dhe imperialiste që një pjesë e politikanëve serbë po përpiqen t’i promovojnë në Serbi, t’i forcojnë në Serbi, janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vetë Serbisë.

Andaj, Serbia duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të jetë më perandori. Duhet të jetë një vend normal dhe demokratik. Në këtë mënyrë, do të ishte pjesë e botës së lirë. Në mënyrë tjetër, do të vazhdojë të jetojë në varfëri, në revanshizëm, duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan.

Radio Evropa e Lirë: Si duhet të parandalohen këto përpjekje, sipas jush?

Oleksiy Goncharenko: Nuk jam në pozicion për të thënë se çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia, por, personalisht, besoj se nuk mund të ketë zona gri në Evropë. Kosova nuk mund të jetë zonë gri. Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur, i njohur prej vendeve të tjera, dhe të krijojë marrëdhënie me Kosovën si fqinje. Kjo është një punë që duhet kryer dhe prej saj do të përfitonin Kosova dhe Serbia dhe e gjithë Evropa.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni lobuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. A ka ndonjë përparim në këtë drejtim?

Oleksiy Goncharenko: Jo, nuk ka ndonjë përparim sa i përket kësaj çështjeje, për momentin, por arsyeja është e qartë. Ukraina është në një pozitë shumë të vështirë dhe, me gjithë respektin për Kosovën, ajo nuk është çështja kryesore për Ukrainën tani.

You Might Also Like

Aksidenti i rëndë, kamioni godet per vdekje këmbësorin

Prattipati: Përfshirja e komunitetit serb në institucione është thelbësore

Punëtorët e RTK-së protestojnë të hënën për pagat

Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin

Specialja refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Kosova Times April 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati:Deputetët të votojnë për kryetarin e Kuvendit sipas Kushtetutës

Kosova Times Kosova Times April 21, 2025
Skafi përplaset me një varkë me vela të madhe – Vaughan mbeti e vrarë nga një helikë në sy të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj (VIDEO)
Vëllaznimi fiton ndaj Pejës
Azilkërkuesit gjejnë strehë në një kishë në shtetin e Uashingtonit
BIK: Të dielën festohet Fitër Bajrami në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?