By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë kundër D.A. për krime lufte kundër popullatës civile
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë kundër D.A. për krime lufte kundër popullatës civile
Lajme

Aktakuzë kundër D.A. për krime lufte kundër popullatës civile

Kosova Times
Last updated: 2022/11/02 at 6:42 PM
Kosova Times Published November 2, 2022
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet D.A. 

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.A., në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të Policisë serbe dhe grupeve paramilitare, të përbërë nga shumica të nacionalitetit serb, në periudhën e luftës në Kosovë, konkretisht prej muajit janar – qershor të vitit 1999, fillimisht ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit  të pronës së shqiptarëve i’a kanë vënë zjarrin. Po ashtu, kanë marrë pjesë në  keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, e disa nga ta i kanë plagosur dhe vrarë,  e në mes të këtyre viktimave, ka marrë pjesë në ekzekutimin e viktimës, tani të ndjerit B.Sh., veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë. 

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D. A, me datë 20.04.1999, në fshatin Butovc, Komuna e Prishtinës, më saktësisht në vendin e quajtur “varrezat Maqedoncve”, fillimisht e ka ndaluar të dëmtuarin A.K., në atë kohë i mitur, i moshës pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, ashtu që pasi i dëmtuari është ndaluar nga i pandehuri D.A. dhe paramilitarët tjerë serb, të njëjtit vazhdojnë ta malltretojnë, torturojnë dhe keqtrajtojnë, si në aspekt fizik e po ashtu edhe në atë psikik, ashtu që më pas shkrepet arma automatike, si pasojë e së cilës e sheh të rrëzuar në tokë një person, që më vonë e kupton se bëhet fjalë për të ndjerin B.Sh., nga fshati Trudë.

Me këto veprime i pandehuri D.A. akuzohet për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Kosova Times November 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Gjithnjë e më shumë sulme ndaj politikanëve gjermanë
Përurohet shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK
Mediat në Serbi censurojnë fjalimin e Kurtit, ndalën transmetimi direkt
VIDEO: Tërmet i fuqishëm në Turqi, epiqendër afër Stambollit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?