By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Perimet nuk i blej më me kilogramë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Perimet nuk i blej më me kilogramë”
Ballina 2Rajon / Botë

“Perimet nuk i blej më me kilogramë”

Kosova Times
Last updated: 2022/11/02 at 6:50 PM
Kosova Times Published November 2, 2022
Share
SHARE

Sapo është kthyer nga puna dhe pazari që ka bërë Valbona Shuli, janë pak perime, sa për të gatuar një supë për darkë dhe një sallatë.

“Perimet nuk i blej më me kilogramë, por me kokrra”, thotë kjo nënë e tre fëmijëve, e cila bashkë me familjen e saj jeton në një banesë me qira në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Valbona Shuli
Valbona Shuli
“Çdo gjë është dyfishuar, përveç rrogave që nuk kanë ndryshuar. Nëse më parë shpenzonim gjithçka për të ngrënë, por na mbetej ndonjë lek për diçka tjetër, tani kemi përgjysmuar sasinë e ushqimeve që blejmë”, thotë Valbona për Radion Evropa e Lirë.

“Gjithçka është më e shtrenjtë, duke nisur nga buka, që tani nuk e blej, por e gatuaj vetë”, tregon ajo.

Valbona punon në një pastiçeri në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë dhe paguhet 40 mijë lekë në muaj, apo rreth 350 euro.

Rroga e saj thotë se shkon për të paguar qiranë e banesës, faturat e energjisë elektrike dhe ujit, transportin për në shkollë për vajzën e vogël, e cila është në klasë të 6-të, si dhe për kujdestaren që i shërben vjehrrës së saj të sëmurë, e cila banon pranë tyre.

Bashkëshorti i Valbonës punon si shofer kamioni për një pagë që varion nga 50 deri në 60 mijë lekë në muaj, apo 440-520 euro.

Këtë shumë, Valbona thotë se duhet ta menaxhojë me shumë kujdes, që të sigurojë ushqimin për familjen, si dhe të përballojë nevojat që lidhen me shkollimin e fëmijëve – dy prej të cilëve studentë.

“Kemi harruar të dalim me familjen, apo t’u blejmë diçka të re fëmijëve”, thotë Valbona.

Inflacioni, gjetkë në botë, ka shënuar rritje, fillimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, e pastaj edhe për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Të dyja ngjarjet kanë çrregulluar tregjet globale dhe zinxhirët e furnizimit – gjë që ka çuar në shtrenjtimin e produkteve të konsumit.

Në Shqipëri – vend me mbi 2.7 milionë banorë – inflacioni ka arritur në mbi 8 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Sipas Institutit të Statistikave në këtë vend, INSTAT, produktet me rritjen më të madhe të çmimit janë vajrat dhe yndyrat me 30%, pastaj qumështi, djathi, vezët me 24% dhe buka e drithërat me 17%.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për ushqim

Një anketë e publikuar muajin e kaluar nga INSTAT-i për buxhetin e familjes, nxjerr në pah vështirësitë që kanë familjet në Shqipëri për të përballuar rritjen e çmimeve.

Sipas kësaj ankete, 41.3% e buxhetit të një familjeje shkon për ushqim.

Produktet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim, janë: qumështi me nënproduktet e tij dhe vezët (17.5%), perimet (17.4 %), mishi me nënproduktet (16.2%) dhe buka dhe drithërat (13.6 %).

Duke analizuar të dhënat e INSTAT-it, eksperti i ekonomisë në Shqipëri, Gent Beqiri, thotë se shpenzimet për ushqim në këtë vend janë shumë më të mëdha se në disa vende të tjera, që kanë numër shumë më të madh banorësh.

“Nëse krahasohemi me Anglinë apo Gjermaninë, ne shpenzojmë dy herë më shumë. Në këto vende, shpenzimet për ushqim nuk shkojnë më shumë se 20%”, thotë Beqiri për Radion Evropa e Lirë.

Beqiri thekson edhe faktin se kjo shifër vlen për atë që në metodologjinë e INSTAT-it njihet si familje tipike, pra familje me katër anëtarë, ku prindërit janë të moshës 35-45 vjeç.

“Nëse janë moshë më e madhe, nëse kanë anëtarë të familjes në pension, apo shumë fëmijë, ushqimi nuk zë më 41%, por shkon në 60-70% të buxhetit familjar”, thotë Beqiri.

Të dhënat e INSTAT-it pasqyrojnë situatën në vitin 2021, kur çmimet shënuan rritje prej 2%.

Çfarë ka bërë Qeveria?

Për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve, në muajin mars, kanë hyrë në fuqi disa masa, që Qeveria e Shqipërisë i ka cilësuar si “paketë e rezistencës sociale”. Prej saj kanë përfituar rreth 434 mijë qytetarë, në mesin e tyre: pensionistë që e kishin pensionin më pak se gjysma e pagës minimale në atë kohë, d.m.th. nën 15 mijë lekë; pensionistë që jetonin vetëm dhe persona me aftësi të kufizuara.

Ata kanë përfituar 3 mijë lekë, apo rreth 25 euro ndihmë për tre muaj me radhë: prill, maj, qershor. Gjithashtu, pensionet janë rritur për rreth 9% këtë vit, ashtu si edhe paga minimale nga 30 mijë në 34 mijë lekë.

Pagat për 41 mijë punonjës të sektorit publik janë rritur po ashtu për 7%.

Paga mesatare në Shqipëri është 59 mijë lekë, apo 510 euro.

Niveli i varfërisë në këtë vend, në vitin 2019, ka qenë 21.8 për qind. Kjo është edhe hera e fundit kur është matur nga INSTAT-i.

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Kosova Times November 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçak e Kurti diskutojnë për veriun e zbatim të marrëveshjeve të dialogut

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Specialja në pushim dimëror deri më 5 janar 2024
​Policia jep detaje rreth aksidentit në Prishtinë
Putin i premtoi Lukashenkës gazin më të lirë në botë pasi u shpëtua nga Wagner
Princesha norvegjeze shkel në shkëmbin e çmendur, hoqi dorë nga detyrat e saj mbretërore, dhëndri ndez pasionin…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?