By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trajkoviq: Bojkoti i serbëve në veri i dëmton vetë serbët e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Trajkoviq: Bojkoti i serbëve në veri i dëmton vetë serbët e Kosovës
Ballina 1Lajme

Trajkoviq: Bojkoti i serbëve në veri i dëmton vetë serbët e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 3:29 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë – Serbi. Qëllimi ishte që Kosova të shihet si e paaftë në menaxhimin e situatës në veri, thonë njohës të çështjeve politike në vend. Kurse, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit të komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, thotë se bojkoti nuk është i mirë për serbët që jeton atje.

Organizimi i procesit të votimit në komunat veriore, në pamje të parë duket pozitiv për Kosovën. Por, mos dalja e serbëve në votime u bë qëllimshëm, thotë profesori universitar, Dritëro Arifi. Sipas tij, qëllimi është që në dialogun Kosovë- Serbi që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova të dalë e paaftë për menaxhimin e situatës, në veri.

“Ne, gjithsesi, do të duhej të gjenim një zgjidhje Nëse jo tash, ndoshta vitin e ardhshëm. Por mospjesëmarrja e serbëve në veri ishte e qëllimshme, në një të ardhme të afërt apo të largët që të shihet Kosova si e paaftë për të menaxhuar situatën në veri  dhe në njëfarë mënyrë në dialog të ketë më shumë përparësi Serbia dhe serbët e veriut”, tha Arifi.

Ai thotë se varet nga zhdërvjelltësia diplomatike se si Kosova do të arrijë ta argumentojë situatën.

Kurse, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit të komuniteteve në Qeverinë e Kosovës dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, thotë për Radio Kosovën se bojkoti për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri të Kosovës nuk është i mirë për popullatën serbe që jeton atje.

“Mendoj që bojkoti i serbëve për këtë proces dëmton vetë serbët, ndërsa populli si popull më nuk është duke kuptuar asgjë. Serbët më as nuk kanë vizion e as liderë të tyre që mund t’ua ofrojë një vizion. Ata vetëm janë duke i zbatuar urdhrat për të mbijetuar sot për nesër. Lista Serbe është duke e përdorur pozitën në të cilën ndodhet populli serb, e cila tani si asnjëherë më parë tërë ekzistencën e saj e ka lidhur me politikën në Beograd, duke dalë nga të gjitha institucionet në veri të Kosovës, dhe e tërë ekzistenca e tyre financiare tani varet drejtpërdrejt nga Beogradi”, konsideron Trajkoviq

Ajo fajëson presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe lidershipin politik në Beograd për situatën e krijuar në veri të vendit.

Ndërkaq, analisti Artan Muhaxhiri thotë se kjo situatë do të zgjasë edhe disa muaj dhe se do të vonojë në zgjidhjen e problemeve të tjera. Qeveria ka vlerësuar se Kosova me organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri i ka përmbushur obligimet e saj dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i heqë masat e vendosura kundrejt Kosovës.

You Might Also Like

KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden

Murati: Shpresojmë dhe besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë

Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci: Avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, hap i madh për sigurinë e vendit e rajonit

Kosova Times Kosova Times March 24, 2024
Djukanoviq: “Ajo që po bën Dodik është e rrezikshme, por autorët e vërtetë të një politike të tillë janë Aleksandar Vuçiqi dhe Moska, e cila ka interesat e veta” (VIDEO)
Vitin e kaluar Kosova eksportoi mbi 39 milionë euro mallra në SHBA
Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë kostot e ndërtimit të urës në Bojanë qe lidh Ulqinin me Velipojen
Horoskopi ditor për 24 qershor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?