By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Osmani në takim me delegacion të Grupit Punues të BE-së mbi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja Osmani në takim me delegacion të Grupit Punues të BE-së mbi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KE
Lajme

Presidentja Osmani në takim me delegacion të Grupit Punues të BE-së mbi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KE

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 5:09 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në takim me delegacionin, Presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani me diplomatët e Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, theksoi progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencës, qeverisjes së mirë dhe në veçanti respektimit të të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, në dhjetor të vitit 2022 dhe se është e përkushtuar për t`i përmbushur obligimet dhe kriteret për anëtarësim.

“Kosova është në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rrjedhimisht duhet të ecet përpara me statusin e vendit kandidat”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani tha se Kosova e ka inkorporuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Kushtetutën e saj, duke siguruar të drejtat e komuniteteve, sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike, siç dëshmohet nga organizata të besueshme ndërkombëtare.

Më tej, Presidentja Osmani, para diplomatëve foli edhe për angazhimin dhe përkushtimin për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe mbajtjen e edicionit të dytë të Forumit WPS, i cili e ka shndërruar Kosovën në një lider rajonal në përmbushjen e kësaj agjende.

Në përputhje me aspiratat e Kosovës për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, Presidentja Osmani foli edhe për rritjen ekonomike, investimet direkte, si dhe potencialin dhe sukseset e rinisë kosovare në shumë fusha në paraqitjet ndërkombëtare.

Duke folur për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë në funksion të rritjes së efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, duke u dhënë atyre qasje në mekanizmat për të drejta të njeriut.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga shtetet edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave.

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

AfD e papranueshme edhe për të djathtët evropianë

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Presidenti Begaj uron popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit
Tenderi për insulina, Qeveria kërkon shkarkimin e anëtares së OSHP-së
Gjykimi i krerëve të UÇK-së: Prokuroria i largon 11 dëshmitarë, edhe shtatë të tjerë dëshmojnë me shkrim
Familja e Thaçit i falënderon të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?