By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo
November 4, 2025
Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”
November 4, 2025
Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve
November 4, 2025
Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë
November 4, 2025
Si ta heshtësh dikë që të fyen vazhdimisht brenda sekondash? Thjesht thuaji këto tre fjalë
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Italia: Qeverisja përfaqësuese në veri rikthehet me pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Italia: Qeverisja përfaqësuese në veri rikthehet me pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhje
Lajme

Italia: Qeverisja përfaqësuese në veri rikthehet me pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 5:22 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Ambasada italiane në Kosovë ka shprehur keqardhje për bojkotimin e Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të votimit 21 prillit në katër komunat në veri të Kosovës.

Votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë u konsiderua i pasuksesshëm për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të qytetarëve në votime.

Për shkarkimin e kryetarëve kërkohej që 50 për qind plus një votues të votonte, por në zgjedhje morën pjesë vetëm 253 persona.

Në pyetjen nëse mbështesin qëndrimin e shprehur nga Franca që kryetarët shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, të japin dorëheqje, si mënyra më e shpejt për zgjedhje të reja, Ambasada italiane në Prishtinë tha se bojkoti i së dielës nuk i kontribuon shtensionimit të situatës dhe as nuk hap rrugën që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, që sipas Romës, është “problemi kyç”.

“Qeverisja përfaqësuese në veri të Kosovës do të rikthehet kur zgjedhjet për kryetar të mbahen me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve. Thënë këtë, ne e pranojmë se votimet e së dielës u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin, pavarësisht një sërë vështirësish”, u tha në përgjigjen e Ambasadës italiane dërguar Radios Evropa e Lirë.

Pas dështimit të votimeve të së dielës, Franca kërkoi që menjëherë të organizohen zgjedhje lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”, deklaroi ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë në Kosovë që nuk morën pjesë në votimin për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë.

Ambasada amerikane në Prishtinë deklaroi të dielën se përmes votimeve, serbët kanë mundur të “avancojnë në demokraci efektive dhe përfaqësuese”.

Keqardhje për vendimin e Listës Serbe ka shprehur edhe Bashkimi Evropian.

Kryetarët shqiptarë në veri u zgjodhën në prill, në zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe dhe popullata serbe.

Marrja e mandatit nga ata u përcoll me protesta të banorëve lokalë, që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit dhe pjesëtarët e KFOR-it, u përleshën. Për pasojë, pati të lënduar në të dyja palët.

Faktori ndërkombëtar i kërkoi Kosovës që të hartonte legjislacion për largimin e kryetarëve. Në shtator, Qeveria nxori një udhëzim administrativ, që parasheh mbledhjen e nënshkrimeve të 20 për qind të trupit votues, në mënyrë që të mbahet votimi nëse qytetarët duan apo jo të largojnë kryetarin e komunës.

Nëse votimi i së dielës do të ishte i suksesshëm, atëherë presidentja e Kosovës do të kishte afat prej 30 apo 45 ditësh për të shpallur zgjedhje të reja.

Sipas udhëzimit administrativ, një nismë e tillë në veri për largimin e kryetarëve mund të ndërmerret nga qytetarët pas 12 muajsh.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu

Ditë sot e vranët me riga shiu dhe diell të pjesshëm

Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

Abdixhiku premton investime infrastrukturore në Suharekë

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takohet me imzot Dodë Gjergji, flasin për liritë fetare dhe statusin e Kishës Katolike

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Shënohen rënie të aksidenteve me fatalitet
Pesë subjekte politike aplikuan deri sot në KQZ për certifikim
Në kërkim të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Ukrainë
Xi Jinping urdheron vendin të përgatitet për luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?