By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shtator
September 3, 2025
Naftësjellësi një armë politike që nuk rrjedhë: Putin me xhepa bosh nga KIna
September 3, 2025
Aksident i rëndë në Luksemburg, pesë të vdekur
September 2, 2025
Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik
September 2, 2025
Rusia dyshohet se ka ndihmuar Korenë e Veriut të krijojë një raketë të re me shumë koka bërthamore
September 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Joachim Ruecker: Kosova duhet të themelojë Asociacionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Joachim Ruecker: Kosova duhet të themelojë Asociacionin
Ballina 1Lajme

Joachim Ruecker: Kosova duhet të themelojë Asociacionin

Kosova Times
Last updated: 2024/04/26 at 7:22 AM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit, duke përmendur mes tjerash mbështetjen që Asambleja Parlamentare i dha vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ajo çfarë ka ndodhur kohët e fundit, p.sh në Asamblenë Parlamentare në KiE tregon se integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe organizmat euroatlantike është duke përparuar. E di që ende duhet vendimi i Këshillit të Ministrave, megjithatë ky është simbol i asaj se si po progresojnë gjërat”, tha Joachim Ruecker në “Lajmet e Fundit” në RTK.

I pyetur se a ka ardhur koha që UNMIK-u të përfundojë mandatin në Kosovë, Ruecker tha se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të pajtohej që të shfuqizohet rezoluta.

“Siç e dini, kjo nuk i takon UNMIK-ut që të vendosë, dhe mendoj se se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të pajtohet që të shfuqizohet Rezoluta 1244, duke pasur parasysh edhe qëndrimin e Rusisë, prandaj 1244 vazhdon të ekzistojë. Edhe UNMIK-u vazhdon të ekzistojë, por është reduktuar në prani që mund t’i themi simbolike”, deklaroi ai.

“Mendoj se 1244 -shi e ka kryer misionin e vet dhe duhet të tërhiqet, por nuk besoj se do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Megjithatë më e rëndësishmja është menyra se si do të shkojë procesi i anëtarësimit të Kosovës në oganizmat evropianë, por edhe në drejtim të anëtarësisë në Kombët e Bashkuara dhe ende ka disa pengesa”, theksoi Ruecker.

E duke folur për veriun e Kosovës, diplomati gjerman tha se është në interes të minoritetit serb që të integrohet në institucione të Kosovës dhe të marrin pjesë në zgjedhje, megjithatë, sipas tij. influenca nga Beogradi po i ndalon ata.

“Sipas mendimit tim nuk është në interes as të Serbisë, sepse lejimi i minoritetit serb që të integrohet në Kosovë është edhe në interes të Beogradit, sepse, nëse nuk ndodh kjo, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së”, theksoi tutje Ruecker.

Ruecker ndër të tjera tha se në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka progres, megjithatë, sipas tij, largimi i masave të BE-së ndaj Kosovës do të ndodhë së shpejti.

“Mendoj se është çështje kohe, sepse të gjitha hapat tashmë janë marrë dhe u bë votimi për tërheqjen e kryetarëve të komunave. Tentimi u bë që të zgjidhet situata politike në katër komunat në veri dhe mendoj se qeveria juaj është në drejtim të duhur dhe besoj se këto përpjekje do të njihen nga BE-ja dhe do të vazhdojnë projektet që janë pezulluar për momentin”, tha ai.

Ish-shefi i UNMIK-ut theksoi se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Serbia ta njohë ‘de-fakto’ Kosovën si shtet.

“Ju e përmendët marrëveshjen e Ohrit dhe hapat e ardhshëm janë të qartë, duhet të formalizohet dhe mendimi im është që duhet të vazhdohet në mënyrë substanciale realizimi i kësaj marrëveshjeje, por Kosova duhet të merret edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të kemi njohje ‘de-fakt’o nga Serbia, ndoshta ata nuk e implementojnë, këtë por kjo duhet të vihet në vijën e finishit. Është mjaft e qartë nga ana e BE-së se këto gjëra duhet të ndodhin”, tha Ruecker.

You Might Also Like

Kosova dhe Kroacia drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik e politik

Osmani takoi Hargreaves-in, biseduan për krijimin e institucioneve

Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese

Trump, përpara përfundimit të ultimatumit të fundit, deklaroi përsëri “zhgënjimin” e tij me Putinin dhe premtoi të “bëjë diçka”

Mbi 320 milionë euro investim i FSK në armatim, trajnim dhe infrastrukturë

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kritika për pushtetin dhe mbështetje për lirinë e mediave në Kosovë

Kosova Times Kosova Times May 3, 2024
Si u kthye Nikla në një zonë të nxehtë të krimit në Shqipëri
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Kadaresë
Rohde vlerëson vendosmërinë e Osmanit në mbrojtje të vlerave të BE-së
GAP: Përfaqësimi i grave në menaxhment, mbetet relativisht i ulët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?