By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
December 18, 2025
Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja
December 18, 2025
Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)
December 18, 2025
I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues
December 18, 2025
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot mbahet Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot mbahet Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor
Ballina 1Lajme

Sot mbahet Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/11/03 at 6:04 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Nё kryeqendrën gjermane mbahet Samiti i Berlinit, ku nikoqir pёr herё tё parё do jetё kancelari gjerman Olaf Scholtz

Mbajtja e këtij samiti do shënojë edhe ringjalljen e procesit meqë liderët e Ballkanit Perëndimor nuk janë takuar mё nё kuadёr tё kёsaj platforme qysh nga largimi i kancelares Angela Merkel e cila ishte njёkohёsisht edhe ideatore e kёtij procesi.

Pritet qё gjashtë liderёt nga vendet e Ballkanit Perëndimor tё nёnshkruajnё tri marrëveshje, ku përfshihet liria e lëvizjes, njohja e diplomave universitare dhe kualifikimit profesional.

Nё mes tё pjesmarrёsёve do jenё edhe liderёt e institucioneve evropiane, pёrfshirё kёtu presidentin e Kёshillit tё BE-sё, Charles Michel si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas paralajmërimeve, von der Leyen me kёtё rast do shpalos pakon e ndihmave financiare pёr rajonin tё cilat do ndihmojnё nё përballimin e sezonit dimëror si dhe grantet pёr reformimin e sektorit të energjisë në rajon.

Kosovën nё samit e pёrfaqёson kryeministri Albin Kurti, ndёrsa Serbinё, homologia e tij nga Beogradi, Ana Brnabiq.

Nё samit, me ftesё tё kancelarit gjerman merr pjesё edhe pёrfaqёsuesi i veçant i BE-sё pёr dialog, Miroslav Lajçak, andaj edhe nuk përjashtohet mundёsia qё, sё paku nё margjinat e samitit, tё preket çёshtja e procesit tё normalizimit tё marrëdhёnieve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё, ndonёse kjo temё zyrtarisht nuk ёshtё nё agjendё.

Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 me iniciativёn e ish-kancelares Anegla Merkel. Kjo iniciativё kishte qёllim krijimin e platformёs për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë të tё ashtuquajturës “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” ku bёjnё pjesё Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit.

Nё periudhёn sa Merkel ishte kancelare, samitet mbaheshin rregullisht njё herё nё vit. Herёn e fundit Samiti i Procesit tё Berlinit u mbajt nё formё hibride nё vitin 2020.

Ky samit ёshtё i pari pёr kancelarin aktual Olaf Scholtz. Samiti i ardhshёm nё kuadёr tё Procesit tё Berlinit pritet tё mbahet, vitin tjetёr, nё Tiranё. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja

Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)

I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues

Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Greqia këtë vit po përballet me “50 për qind më shumë zjarre” sesa vitin e kaluar

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Kurti në mbyllje të Konferencës së Ambasadorëve:Siguria prioritet i Kosovës
I dehuri plagos me armë zjarri shokun në Fushë Krujë, më pas edhe veten
Kurti mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të PES
Presidentja Osmani dekoron drejtorin në largim të NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?