By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Ende mund të punojmë së bashku”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Ende mund të punojmë së bashku”
Ballina 1Lajme

“Ende mund të punojmë së bashku”

Kosova Times
Last updated: 2024/04/26 at 6:28 PM
Kosova Times Published April 26, 2024
Share
SHARE

Nadire Hasani dhe Lilana Drazheviq janë disa nga gratë që ekspozuan produktet e tyre në “Tregun e komunitetit” në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.

Kjo urë shpesh ishte vendi i përleshjeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, kështu që në vend që t’i bashkonte njerëzit, u bë simbol i ndarjes etnike në Kosovë.

Qyteti i Mitrovicës u nda pas luftës në Kosovë në vitet 1998/1999. Sot janë dy komuna të ndara, Mitrovica e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovica e Veriut ku shumica e banorëve janë serbë.

Mirëpo, këtë të premte të 26 prillit, në urën mbi Ibër mund të shihej një pamje paksa ndryshe: çanta shumëngjyrëshe të grave, të punuara me dorë, bizhuteri, lule, zbukurime të ndryshme dhe kryesisht shitëse gra nga komunitete të ndryshme etnike.

Tregu shumetnik në urën kryesore mbi Ibër.
Tregu shumetnik në urën kryesore mbi Ibër.

“Nëse politika nuk mund të na afrojë, puna, arti, dashuria, mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe shumë gjëra pozitive duhet të na afrojnë së bashku”, tha për Radion Evropa e Lirë Lilana Drazheviq, e cila vjen nga Mitrovica e Veriut.

Nadire Hasani, e cila jeton në Mitrovicën e Jugut, shprehu besimin se bashkësitë etnike mund të afrohen me njëra-tjetrën përmes kontaktit të drejtpërdrejtë:

“Ky është padyshim një hap drejt bashkimit të komuniteteve”.

Nadire Hasani nga Mitrovica e Jugut.
Nadire Hasani nga Mitrovica e Jugut.

Për këtë arsye, ajo me kënaqësi pranoi të jetë pjesë e manifestimit “Tregu i komunitetit”, i cili u organizua si pjesë e projektit të organizatës joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM) dhe i mbështetur nga USAID-i.

Community Building Mitrovica punon në fushën e paqes dhe zhvillimit të komuniteteve në rajonin e Mitrovicës, me qëllim të lehtësimit të kontaktit dhe dialogut ndërmjet qytetarëve.

"Tregu i komunitetit”, i cili u organizua si pjesë e projektit të organizatës joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM) dhe u mbështet nga USAID-i.
“Tregu i komunitetit”, i cili u organizua si pjesë e projektit të organizatës joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM) dhe u mbështet nga USAID-i.

Lilana shtoi se gratë janë “lidhja më e fortë në shoqëri”, dhe se janë ato që mund të kontribuojnë drejt pajtimit:

“Fëmijët do ta dinë se ky [pajtimi] është i mundur, gratë do t’i tregojnë fqinjëve: ‘Po, takova një serbe, takova një shqiptare, një boshnjake, një rome’… ishim bashkë në panair, kaluam mirë, treguam se mund të punojmë akoma bashkë’, që është një nga qëllimet e mira të këtij panairi dhe që duhet bërë sa më shpesh”.

Lilana Drazheviq në tregun shumetnik.
Lilana Drazheviq në tregun shumetnik.

Kohët e fundit, tensionet ndëretnike kanë qenë të shpeshta në veri të Kosovës, ndërsa krizat kanë ndjekur njëra-tjetrën në dy vjetët e fundit.

Nemanja Nestoroviq nga organizata Community Building Mitrovica tha se manifestimet e tilla janë një mundësi për pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme etnike që të takohen dhe të bashkëpunojnë.

“Të kenë mundësi t’i ekspozojnë mallrat e tyre, të krijojnë disa kontakte në një qytet si Mitrovica, i cili është i ndarë dhe nuk ka një platformë që do t’i lidhë së bashku”, tha Nestoroviq për Radion Evropa e Lirë.

Pamje nga Tregu i komuniteteve që u organizua të premten.
Pamje nga Tregu i komuniteteve që u organizua të premten.

Nestoroviq shtoi se sot gratë janë “më të gatshme” për bisedë, bashkëpunim dhe pajtim:

“Gratë janë më praktike se meshkujt dhe nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, duke ofruar mundësi në nivel ekonomik, kjo është një hallkë e mirë që i lidh komunitetet në Kosovë”.

Snezana Petroviq duke shitur lule.
Snezana Petroviq duke shitur lule.

Damira Bahadir nga Mitrovica e Veriut, e cila vjen nga komuniteti boshnjak, ka ekspozuar lodra prej druri në këtë treg.

Ajo beson se ngjarjet multi-etnike janë të rëndësishme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Ky është një vend i vërtetë dhe i këndshëm për të gjithë për të njohur punën e të gjithëve, për të komunikuar në vende si ky”, u shpreh Damira.

Damira Bahadir nga Mitrovica e Veriut.
Damira Bahadir nga Mitrovica e Veriut.

Snezhana Petroviq është një luleshitëse në tregun shumetnik që erdhi nga Leshko – një fshat në komunën e Leposaviqit të banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Nëse të gjithë do të mundoheshin pak më shumë si ne, sot gjithçka do të ishte ashtu siç duhet”, thotë kjo bashkëbiseduese për REL-in.

Për rëndësinë e punës dhe prezantimit të përbashkët për Radion Evropa e Lirë foli edhe Sadete Sulejmani nga organizata Së Bashku, e cila bashkon gratë me aftësi të kufizuara.

“Nëse jemi bashkë, kemi të ardhme. Nëse nuk jemi bashkë, asgjë e mirë nuk do të ndodhë”, u shpreh Sadetja.

Sadete Sulejmani dhe Merita Voca nga organizata Së Bashku.
Sadete Sulejmani dhe Merita Voca nga organizata Së Bashku.

Përveç shitësve, në treg edhe blerësit ishin nga komunitete të ndryshme etnike.

Një tjetër pamje nga tregu në urën mbi lumin Ibër.
Një tjetër pamje nga tregu në urën mbi lumin Ibër.

Në mesin e tyre ishin Sanije Sula dhe Neda.

“Vetëm të ketë paqe dhe asgjë tjetër”, tha Neda nga Mitrovica e Veriut, me të cilën pajtohet edhe bashkëqytetarja e saj Sanija.

Pranë vendit ku mbahej Tregu i komuniteteve, u pa edhe Policia e Kosovës me një veturë.
Pranë vendit ku mbahej Tregu i komuniteteve, u pa edhe Policia e Kosovës me një veturë.

You Might Also Like

Kujtohet heroi Fadil Vata, bashkëveprimtarët: I pathyer në sfidat e kohës

Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Abdixhiku: Takimi te Presidentja mundësi për zgjidhje

Kosova Times April 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot fillon viti i ri shkollor

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Kadyrov bën thirrje për përdorimin e armëve bërthamore ‘me rendiment të ulët’
Për të shtatin vit nuk zbatohen dënimet për festimin e ditës antikushtetuese të RS-së
“Vipro ajvar”, i pakontaminuar!
Gjykata Supreme e ShBA-së ruan qasjen te pilula për abort
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?