By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat: Zbulimi amerikan mendon se vrasja e Aleksei Navalnit ndoshta nuk urdhërua nga Putini
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mediat: Zbulimi amerikan mendon se vrasja e Aleksei Navalnit ndoshta nuk urdhërua nga Putini
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat: Zbulimi amerikan mendon se vrasja e Aleksei Navalnit ndoshta nuk urdhërua nga Putini

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 9:03 AM
Kosova Times Published April 27, 2024
Share
SHARE

Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën, agjencitë amerikane të zbulimit kanë dalë në përfundimin se ndoshta presidenti rus Vladimir Putin, nuk ka urdhëruar vrasjen e politikanit opozitar Aleksei Navalnit në muajin shkurt ndërsa ai ndodhej në një burg në Arktik.

Aleksei Navalni, vdiq në moshën 47 vjeçare. Ai ishte kritiku më i fortë në vend i Vladimir Putinit. Aleatët e tij, të cilësuar si ekstremistë nga autoritetet, akuzuan presidentin rus për vrasjen e tij dhe kanë thënë se do të ofrojnë prova për të mbështetur pohimet e tyre.

Kremlini ka hedhur poshtë çdo përfshirje në vrasjen e Aleksei Navalnit. Muajin e kaluar, Vladimir Putini e quajti vdekjen e politikanit opozitar diçka “të trishtueshme” duke shtuar se ai ishte gati ta shkëmbente atë me Perëndimit me kushtin që zoti Navalni të mos kthehej më në Rusi. Aleatët e zotit Navalny kanë thënë se ishin duke u zhvilluar bisedime mbi këtë çështje.

Në shkrimin e saj gazeta ‘Wall Street Journal’ citonte persona të paidentifikuar që ishin në dijeni të raportit të agjencive amerikane të zbulimit, që sipas tyre kishin arritur në përfundimin se Vladimir Putini ndoshta nuk kishte urdhëruar që zotit Navalni të vritej.

Gazeta shkruante më tej se me këtë përfundim Uashingtoni nuk po e shfajësonte udhëheqësin rus nga përgjegjësia e përgjithshme për vdekjen e zotit Navalni, duke pasur parasysh se politikani opozitar kishte qenë për vite me radhë në shënjestër të autoriteteve ruse, ishte burgosur nën akuza që Perëndimi i ka cilësuar si të motivuara politikisht, si dhe ishte helmuar në vitin 2020, me një agjent nervor.

Kremlini mohon përfshirjen e shtetit në helmimin e vitit 2020.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të shtunën se kishte lexuar artikullin e gazetës, duke shtuar se ai përmbante “spekulime boshe”.

“Nuk mendoj se është material me cilësi të lartë që meriton vëmendje”, u tha ai gazetarëve kur u pyet për këtë çështje.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njoftoi se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur njoftimin e gazetës, që citonte burime sipas të cilave, gjetjet ishin “pranuar gjerësisht brenda komunitetit amerikan të zbulimit dhe ishte ndarë nga disa agjenci, përfshirë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA-n), Zyrën e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar si dhe Njësinë e Zbulimit në Departamentit të Shtetit”.

Të njëjta burime i thanë gazetës se vlerësimi amerikan u bazua në një sërë informacionesh, disa prej tyre të klasifikuara, si dhe në një analizë të fakteve publike, përfshirë kohën e vdekjes së zotit Navalni dhe tek mënyra se si ngjarja sfumoi rizgjedhjen e zotit Putin në mars.

Gazeta citonte gjithashtu një ndihmës i lartë të zotit Navalni, Leonid Volkovin, i cili i quajti gjetjet e zbulimit amerikan, naive dhe qesharake.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times April 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

E pazakontë: Bie borë në Arabinë Saudite

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Kosova, e dyta në Ballkanin Perëndimor për barazi gjinore në ligj
Kryeministri sllovak heq dorë nga plani për të ndaluar furnizimet me armë në Ukrainë
Policia apel dasmorëve: Mos u ulni në dritare, mos vallëzoni në rrugë!
Trupat specialë të Kosovës dhe Shqipërisë i testojnë aftësitë reaguese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?