By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për të fuqizuar zërat e bizneseve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për të fuqizuar zërat e bizneseve
Lajme

CEFTA dhe WB6 CIF bashkohen për të fuqizuar zërat e bizneseve

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 9:15 AM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Me qëllim për të rritur bashkëpunimin me bizneset dhe për të forcuar rolin e tyre në integrimin ekonomik rajonal, Sekretariati i CEFTA-s dhe Forumi Investiv i 6 Dhomave të Tregtisë në Ballkanin Perëndimor (WB6 CIF) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) në Bruksel. Kjo marrëveshje vendos një bazë për bashkëpunim të fuqishëm dhe ndarje të informacionit që do të nxisë krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal nën përkujdesjen dhe përkrahjen e Procesit të Berlinit. 

Përmes kësaj, të dy organizatat demonstrojnë një përkushtim për të promovuar rrjedhat e tregtisë efikase ndërmjet palëve të CEFTA-s dhe për të nxitur integrimin ekonomik rajonal. Duke bashkuar përpjekjet, Sekretariati i CEFTA-s dhe WB6 CIF synojnë të mbështesin implementimin e planit të veprimit të përbashkët të Tregut Rajonal dhe planit të ri të zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, duke ngritur harmonizimin me Bashkimin Evropian.

“Bizneset kanë nevojë të vazhdojnë të shohin përmirësime reale për çdo ditë në secilën fushë, dhe për të arritur këtë, partneritetet e forta siç është partneriteti me Sekretariatin e CEFTA-s për vite, janë thelbësore dhe shumë të rëndësishme. Ne vlerësojmë punën e tyre në lehtësimin e tregtisë, duke punuar vazhdimisht për të zgjeruar tutje bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të kemi një tregti më të shpejtë dhe më efikase në rajon,” deklaroi Lulzim Rafuna, Kryetar i WB6 CIF.

Elementet kryesore të këtij bashkëpunimi përfshijnë forcimin e dialogut publiko-privat, promovimin e lehtësimit të tregtisë, mbështetjen e digjitalizimit, si dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta për të rritur dukshmërinë e proceseve reformuese që promovojnë një treg të përbashkët dhe destinacionin e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Së bashku ne jemi më të fuqishëm në përpjekjet investuese, jo vetëm në promovimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, por edhe në fuqizimin e zërit të bizneseve tona në Ballkanin Perëndimor. Duke integruar nevojat dhe sfidat e tyre në politikat dhe iniciativat tona, ne po nxisim një mjedis vërtetë të orientuar drejt bizneseve. Ky është një bashkëpunim që qëndron në krah të bizneseve, për bizneset,” deklaroi drejtoresha në detyrë e CEFTA-s, Danijela Gaçević.

Përfaqësuesit e të dy organizatave pranuan potencialin që ka ky bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor, duke parashikuar përfitime reciproke përmes përpjekjeve dhe ekspertizës së përbashkët gjatë katër viteve të ardhshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Fillimi i vitit të ri shkollor, dita e rindërtimit të ëndrrave dhe të përkushtimit në arsim

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Osmani: Të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë
Në Prishtinë do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali `Ibrahim Rugova`
Nëse Zelensky po thotë të vërtetën për raketat balistike vendase, kjo është një çështje e madhe
Një artikull për “Rusofobinë” jashtë vendit do të futet në Kodin Penal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?