By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Ballina 1Lajme

Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 2:53 PM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë dhe parandalojë sulme të ndryshme kibernetike në Kosovë. Këtë e bëri të ditur për Radio Kosovën drejtori i Departamentit për administrim të sistemeve dhe komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Artan Dreshaj. Ndërsa, ekspertë të kësaj lëmie thonë se aktualisht ka rritje të sulmeve me motive inteligjente.

Kosova disa herë ka qenë cak i sulmeve kibernetike, ku në vitin 2018, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme kanë raportuar për sulme të tilla, ndërsa edhe në vitin 2022, Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur sulme kibernetike. Për ngritjen e kapaciteteve profesionale për t’u mbrojtur nga këto sulme kibernetike, në Kuvendin e Kosovës është miratuar edhe Ligji për Sigurinë Kibernetike, që i ka hapur rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike.

Por, kjo agjenci ende nuk është funksionalizuar, derisa drejtori i departamentit për administrim të sistemeve dhe komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Artan Dreshaj, tha për Radio Kosovën se së shpejti do të jetë funksionale. Ai theksoi se kërcënime dhe sulme ka në vazhdimësi ndaj sistemeve të informacionit, por që sipas tij, Kosova ka hartuar kapacitetet dhe politikat për të krijuar një hapësirë kibernetike të sigurt brenda shtetit.

“Janë finalizuar dy akte nënligjore shumë të rëndësishme që ndërlidhen me themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike, që do të jetë agjenci ekzekutive kombëtare, e cila do të kujdeset dhe monitorojë zbatimin e masave minimale të sigurisë prej të gjitha entiteteve. Në këtë rast, do të fokusohet tek infrastruktura kritike kombëtare. Tashmë është strukturuar rregullorja dhe është e aprovuar nga kryeministri. Aktualisht jemi duke punuar në përshkrimin e vendeve të punës, pra, do të jetë agjenci e re ekzekutive, me kapacitete të reja, që synon të monitorojë dhe parandalojë sulme të ndryshme kibernetike”, tha Artan Dreshaj.

E sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, sulmet janë kryesisht të orientuara kundrejt institucioneve shtetërore dhe atyre publike private. Ndërsa, bëri të ditur se tani ka rritje të sulmeve me motive inteligjente.

“Në të kaluarën kjo ka qenë diku rreth 8 për qind, ku 92 deri në 96 për qind të sulmeve në total kanë qenë të motivuara financiarisht së bashku me motivin inteligjent. Motivi inteligjent është duke kaluar tani 20-30 për qind. Sulmet me motive inteligjente janë sulme të cilat janë të motivuara nga shtetet sponsorizuese ku personat hakerë që kryejnë sulme, mund të jenë grupe të paguara apo të ndërtuara brenda tyre, grupe të paguara nga shteti, ku në këtë drejtim ka pasur sulme nga Rusia, Kina dhe në të kaluarën edhe nga Korea”, deklaroi Hoxhaj.

Në kuadër të politikave dhe krijimit të mekanizmave institucionalë, është themeluar edhe Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila do të ketë për qëllim trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjithë stafin që do të merret me menaxhimin dhe administrimin e sistemeve të informacionit.

You Might Also Like

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA vendos sanksione kundër 22 subjekteve dhe individëve për tregti të armëve me Rusinë

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%
Policët: Më shumë na i ulën sesa na i rritën pagat
Shqipëria fiton arbitrazhin ndërkombëtar, shmanget dëmi prej 37 milionë eurosh
Juventus s`shkon më shumë se barazim me Genoa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?