By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja më lehtë do ta përballonte financiarisht integrimin e Ballkanit sesa të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja më lehtë do ta përballonte financiarisht integrimin e Ballkanit sesa të Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja më lehtë do ta përballonte financiarisht integrimin e Ballkanit sesa të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 5:00 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se Bashkimit Evropian i duhet një buxhet më ambicioz në të ardhmen, në mënyrë që të realizojë qëllimet e veta politike. Ndërkaq, sa i përket ndikimit që do të ketë zgjerimi i bllokut në buxhetin e BE-së, Pllenkoviq tha se “pranimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë ndonjë barrë e madhe financiare për BE-në, por pranimi i Ukrainës do të jetë ndryshe”.

Pllenkoviq tha se duke pasur parasysh faktin që Ukraina ka një territor shumë të madh, ka një varësi të madhe nga bujqësia, ndërsa është një vend që aktualisht po përballet me agresionin rus. Andaj, sipas tij, për Ukrainën, procesi i anëtarësimit në BE duhet të ndjekë një rrugë të veçantë, ku do të merrej parasysh edhe aspekti financiar.

Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor së bashku kanë më pak banorë sesa Ukraina.

Të hënën, më 29 prill, në Bruksel u mbajt konferenca e parë kushtuar strategjisë buxhetore të BE-së.

Zyrtarë të tjerë të bllokut evropian thanë se integrimi i Ukrainës do të ketë ndikim të dukshëm në rrjedhat buxhetore të BE-së.

Ndikimi më i madh do të jetë posaçërisht në politikën e bujqësisë dhe në atë të kohezionit dhe zhvillimit rajonal, ku edhe shkon pjesa më e madhe e buxhetit të Bashkimit Evropian. Politika e kohezionit ka për qëllim që vendet të cilat janë më pak të zhvilluara të marrin më shumë mjete financiare nga BE-ja për të zvogëluar dallimin me anëtarët që janë më të zhvilluar. Kjo i bën vendet më të zhvilluara të bllokut të jenë neto pagues në buxhet, ndërsa ato më pak të zhvilluara si neto shfrytëzues.

Më herët, instituti Bruegel kishte vlerësuar se në një periudhë shtatëvjeçare, anëtarësimi i Ukrainës në BE, sipas rregullave të tanishme, do të kushtonte rreth 132 miliardë euro, pa llogaritur shpenzimet që do të duhen për rindërtimit e Ukrainës për shkak të luftës.

Gjatë konferencës në Bruksel u tha se BE-ja duhet të marrë parasysh edhe pranimin e vendeve të reja gjatë hartimit të kornizës shumëvjeçare për periudhën pas vitit 2027, kur skadon edhe korniza e tanishme buxhetore.

Zakonisht BE-ja miraton një kornizë financiare për një periudhë shtatëvjeçare, e në kuadër të saj pastaj miratohen buxhetet njëvjeçare.

Korniza e tanishme shumëvjeçare financiare është caktuar për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027 dhe sipas saj buxheti vjetor i BE-së mund të shkojë rreth 170 miliardë euro. Por, që tani në BE kanë nisur përgatitjet për kornizën e re për periudhën 2028-2034.

Pasi Bashkimi Evropian llogarit se deri në atë periudhë do të mund të ndodhë edhe zgjerimi, duke pranuar anëtarë të rinj, atëherë këtë duhet parashikuar edhe në kornizën buxhetore. Propozimi i parë për këtë pritet të jetë ndër detyrat e para të Komisionit të ri Evropian që do të duhej të nisë punën në fund të këtij viti. Dhe në vitin 2025 duhet të propozojë draftin e parë të kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së, që pastaj të nisin negociatat edhe me Parlamentin Evropian edhe mes vendeve anëtare për të arritur kompromisin për këtë.

Në konferencën në Bruksel kanë marrë pjesë disa komisionarë të BE-së, përfaqësues të presidencës belge të BE-së, por edhe udhëheqës të disa shteteve anëtare.

Komisionari për buxhet i BE-së, Johannes Hahn, tha se BE-së për të ardhmen i duhet një buxhet i cili do të jetë në përputhje me ambiciet e bllokut për një BE më të fortë, më konkurruese dhe më të sigurt.

Në procesin e zgjerimit të BE-së ndodhen dhjetë shtete. Prej tyre nëntë kanë statusin e vendit kandidatë ndërsa vetëm Kosova nuk e ka këtë status. Pos gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Yi, Serbia dhe Kosova) në këtë proces janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia vazhdon të ketë formalisht statusin e vendit kandidat, por negociatat e saj për anëtarësim në BE janë ngrirë tash e disa vite.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prokuroria ukrainase konfirmon gjetjen e 700 ukrainasve të vrarë në territoret e çliruara

Kosova Times Kosova Times November 20, 2022
Aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasje në tentativë në Istog
EULEX-i i shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit në Serbi
Dieta e shpejtë pesëditor shkrin dhjamin nga stomaku, ul kolesterolin dhe ngadalëson plakjen
Kush është kompania hungareze MOL që dëshiron të blejë rafinerinë e “Lukoil” në Bullgari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?