By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: Pirja e alkoolit duhet të jetë minimale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ekspertët: Pirja e alkoolit duhet të jetë minimale
Ballina 2Shëndetësi

Ekspertët: Pirja e alkoolit duhet të jetë minimale

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 11:09 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Dikur mendohej se pirja në nivel të moderuar e alkoolit ofronte përfitime për zemrën, por përmirësimi i metodave të studimit e ka hedhur poshtë këtë.

“Pirja në sasi të vogël e alkoolit është një mënyrë e mirë e përmirësimit të shëndetit”, thotë Dr. Timothy Naimi, i cili drejton Institutin Kanadez mbi Studimin e Përdorimit të Substancave në Universitetin e Viktorias në Kolumbian Britanike.

A po ndryshojnë udhëzimet për pirjen e alkoolit?

Udhëzimet ndryshojnë shumë nga vendi në vend, por ka një prirje të përgjithshme të pakësimit të konsumit të alkoolit.

Britania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Australia së fundmi shqyrtuan prova të reja dhe ulën rekomandimet e tyre për konsumimin e alkoolit. Duke filluar nga viti 2026, Irlanda do ta bëjë të detyrueshme përfshirjen e paralajmërimit për kancer në etiketat e pijeve alkoolike.

“Konsensusi shkencor është zhvendosur për shkak të provave të shumta që lidhin alkoolin me mbi 200 sëmundje, përfshirë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe plagosjet”, thotë Carina Ferreira-Borges, këshilltare rajonale për alkoolin në zyrën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Banakierët e restoranteve janë bërë gjithnjë e më novatorë me koktejet joalkoolike, duke mbështetur prirjen kulturore për ulje të konsumimit të alkoolit.

“Njerëzit e moshës sime i kuptojnë më mirë tani ata që nuk konsumojnë alkool”, thotë 28 vjeçarja Tessa Weber nga Teksasi. Ajo hoqi dorë nga alkooli në janar, sepse alkooli po ia shtonte ankthin. Ajo është e kënaqur me rezultatin e vendimit të saj, bën gjumë më të mirë dhe ka më shumë energji.

“Është mirë të vlerësoni pasojat e pirjes së alkoolit”, thotë zonja Weber.

Konsumimi i moderuar i alkoolit nuk ka përfitime shëndetësore?

Kjo ide erdhi nga studimet e mangëta, që krahasonin grupe njerëzish sipas sasisë së alkoolit që ato konsumonin. Zakonisht, konsumi matej në një periudhë të caktuar. Asnjë nga studimet nuk bëri zgjedhje të planifikuar mirë të pjesëmarrësve që konsumonin alkool dhe atyre që nuk e bënin këtë, kështu që ata nuk mund të vërtetonin lidhjen mes shkakut dhe efektit të pirjes së alkoolit.

Njerëzit që thonë se pinë në mënyrë të moderuar alkool kanë përgjithësisht nivel më të lartë arsimimi, të ardhura më të larta dhe qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor, thotë Dr. Naimi.

“Rezulton se kur merren parasysh këta faktorë, përfitimet e konsumimit të alkoolit fillojnë të zhduken”, thotë ai.

Një problem tjetër është se shumica e studimeve nuk përfshinin të rinjtë. Pothuajse gjysma e njerëzve që vdesin nga shkaqe të lidhura me alkoolin vdesin para moshës 50 vjeçare.

Studime të tjera sfidojnë idenë se alkooli ka përfitime. Këto studime krahasojnë njerëzit me një variant të gjenit që e bën të pakëndshëm pirjen e alkoolit dhe atyre që nuk e kanë këtë variant të gjenit. Njerëzit me këtë variant të gjenit priren të konsumojnë shumë pak ose aspak alkool. Një nga këto studime zbuloi se njerëzit me variantin e gjenit që e bënë të pakëndshëm pirjen e alkoolit kanë një rrezik më të ulët të prekjes nga sëmundjet e zemrës, një goditje tjetër për idenë se alkooli i mbron njerëzit nga problemet e zemrës.

Sa pije alkoolike duhet të koinsumoni në ditë?

Kjo varet nga gjendja e individit.

Pirja rrit rrezikun e disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e zorrës së trashë, atë të mëlçisë, kancerin e gjirit, gojës dhe fytit. Alkooli shkatërron substancën e quajtur acetaldehid, e cila mund të dëmtojë qelizat e trupit dhe të frenojë riparimin e tyre. Kjo krijon kushtet për përhapjen e kancerit.

Mijëra vdekje në vit në Shtetet e Bashkuara do të mund të parandaloheshin nëse njerëzit ndjekin udhëzimet e qeverisë për dietën, të cilat këshillojnë burrat të kufizojnë konsumin e alkoolit në dy, ose më pak pije në ditë dhe gratë në një, ose më pak pije në ditë, thotë Dr. Naimi.

“Mesazhi i thjeshtë, që mbështetet më së miri nga provat është se, nëse konsumoni alkool, më pak është më mirë kur bëhet fjalë për shëndetin”, thotë ai.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Temperatura përvëluese në Evropën Juglindore

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Kritikët thonë se libri i ri i historisë ruse është propagandë dhe përgatitje për luftë
Hezbollahu shpalli bilancin e luftimeve në Liban: Viktimat izraelite po rriten
Pse Gjermania refuzon t’i paguajë dëmshpërblimet Polonisë?
Lirohet nga akuza drejtoresha e Inspeksionit në Gjilan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?